3 te plagosur nga nje aksident rrugor ne Kukes

Nje aksident rrugor qe ka shkaktuar 3 te plagosur nje prej tyre ne gjendje te rende shendetesore ka ndodhur mengjesin e sotem ne Kukes ne afersi te fshatit Kolsh.

32 vjecari Mensur Gerguri nga fushe Kosova, I cili ndodhet ne gjendje me te rende ishte duke udhetuar se bashku me bashkeshorten dhe 4 femijet e tij ne drejtim te Durresit ku do te kalonin pushimet verore. Nga perplasja e makines tip renault me targa te kosoves me nje kamion me targa te Lacit qe udhetonte ne drejtimin tjeter kane pesuar demtime djali 4 vjecar I ciftit, ndersa nena e tij ka marre vetem disa plage te lehta. Sipas policise qe ka mberritur menjehere ne vendgjarje dhe ka derguar te plagosurit ne spitalin e qytetit, shkak per kete aksident eshte bere udhetimi ne krahun e gabuar te rruges si dhe shpejtesia e madhe me te cilen ecte drejtuesi kosovar….

Ndersa dje ne Shkoder nje 26 vjecar ka humbur jeten aksidentalisht nga korrenti ndersa ishte duke udhetuar ne makine. Devis Pepa I cili qendronte mbi tragetin qe po transportohej nga nje trajler nga Shengjini ne drejtim te Komanit ka humbur jeten ne vendin e quajtur Mali i Jushit. I riu ndodhej mbi target kur ne nje moment eshte ngritur ne kembe dhe ka prekur telat e tensionit te larte, duke mbetur I vdekur ne vend.

balkanweb - albanian daily news - albanian times

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors