Kupa Intertoto: Vllaznia - NK Zagreb 1:0

Kupa Intertoto: Vllaznia - NK Zagreb 1:0

Vllaznia - Nk Zagreb


1 - 0

(Tot. 2 - 2)

Shënues : Nora 26'

Vllaznia:

Grima, Teli, Lici, Kotrri, Lika, Osja, Nora (87' Beqiri), Kaçi (91' Tafili), Simo, Hoti, Sukaj (68' Sinani) Trajner: M. Josa

Nk Zagreb:

Stojkiç, Labudoviç (79' Nikoliç), Jurendiç, Lajtman, Pejiç, Ibriçiç, Nazareviç, Mandzukiç, Parlov, Mujdza, Çutura.Trajner: C. Blazeviç

Kartone te verdhë : Kotrri

Kartone të kuq : -

Gjyqtarë : J.Attard, I.Spiteri, E.Spiteri (Maltë)

Ai vetë nuk e kishte besuar kurrë se do të mjaftonin 180 minuta në Kupat e Europës që t’i hynte kaq shpejt në zemër këtij populli, që, për futbollin, është gati të bëjë marrëzira. Arlind Nora e ka kuptuar shpejt kushtin për të qenë “i pranueshëm”. Këtu, në Shkodër duhet të jesh protagonist që në fillim me gol. U tha, u bë. Shënon në Zagreb e bën sërish të njëjtën gjë dje në Shkodër.

Ndeshja e dytë, e luajtur nën një turmë të madhe tifozësh, dhe nën dritat e projektorëve ka një histori krejt tjetër nga ajo e kryeqytetit kroat. Loja fillon ashtu si gjithnjë për një skuadër shqiptare, top mbas shpinës së mbrojtjes dhe kundërshtari del i vetëm me portierin. Grima, në këtë rast, është me fat, topi ka dalë jashtë kuadratit. Më pas nuk ka pothuaj asnjë histori kroate. Shkodranët dalëngadalë zhvendosin lojën përpara dhe Josës i ecën me idenë për të mbajtur të fshehur pas Sukajt, Kaçin dhe Norën. Të dy luajnë ashtu si u kërkohet. Sukaj fillon të ketë më shumë topa në dispozicion se mendohej, por e ekzagjeron me gjuajtje gjithnjë nga jashtë zone. Në ndonjë rast nuk akordon si duhet, ndërkohë që shpesh e shpërdoron vetë shansin. Tipikë e tij. Në minutën e 26-të, Nora fillon e i jep kuptim një aksioni pa shumë pretendime, gjuan nga rreth 20 metra, topi devijohet nga një kroat dhe rrjetë. Goli i akordohet atij. Është kthyer në një hero, madje brenda dy javëve. Deri në fund të pjesës ndonjë drithërimë e lehtë, me kroatët që “mbijnë” në gjsmëfushën shqiptare, por edhe me shumë pakujdesi, sidomos nga Sukaj, që cuditërisht bën gjithnjë gjënë e gabuar në fund. 1-0 shkohet në pushim me një tifozëri tanimë të gjallëruar.
Në 45 minutat e dyta, kroatët nuk bëjnë pothuajse asgjë për të kthyer rezultatin. Vendasit e kuptojnë se miqtë “nuk kanë ndërmend të shënojnë” dhe hidhen para. Lika është gjithnjë i paparashikueshëm, ndërkohë që Sukaj i humbet të gjitha, edhe atë që nuk humbet, i vetëm 5 metra përballë portierit ia jep këtij të fundit në dorë “sferën”. Dhe Josa vendos ta ndërrojë. I jep shansin Sinanit të marrë ovacionet e para të rikthimit. Nuk është se “këpuca e artë” bën ndonjë mrekulli, thjesht prezenca e tij atje përpara është një forcë më shumë. Nora nuk ia del dot më fizikisht dhe merr duartrokitjet e fundit duke u zëvendësuar, ndërkohë që Lika mund të kishte më shumë fat, nëse nuk do ta pengonte shtylla. Grima nga ana tjetër nuk ka shumë punë. Kroatët çdo gjë mund të bënin dje në mbrëmje, por gol jo. Në fund ka vend për triumf. Sepse, ta mbyllësh ndeshjen me 4 minuta shtesë në zonën kundërshtare për një skuadër shqiptare nuk është se ndodh përditë. Zagrebi nuk paskësh qenë kaq i fortë sa mendonin të gjithë. Tani Josa duhet të mendojë për hapin e dytë. Kundër turqve sigurisht nuk do të jetë e njëjta gjë. Trabzonspor mund të prodhojë më shumë, por Josa ka gati përgjigjen: Askush nuk besonte që do kalonim turin e parë, po tani?!

Mirel Josa, trajner i Vllaznisë:

"Ka qenë një ndeshje me shumë emocione, të cilën, për fatin e keq, nuk mundëm ta fitojmë dot. Lojtarët e mi u përpoqën shumë, por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet dhe për pasojë nuk arritëm të shënojmë, sepse nuk luajtëm siç duhet në krahë. Dalja e Bejzades me të kuqe na i vështirësoi edhe më tepër gjërat dhe mendimi im është se në këtë karton të kuq gaboi Skerdi, sepse gjykimi ishte perfekt. Jam shumë i kënaqur me shpirtin e garës dhe disiplinën taktike që tregoi në fushë ekipi im. Vendi i dytë tashmë është edhe më larg për ne, sepse do t'i shihni si do të rrjedhin ngjarjet. Tirana tashmë është kampione dhe nuk e di nëse ajo do luajë drejt apo jo në Durrës"."

Sulejman Starova, tranjer i Teutes:
"Fillimi i lojës ishte me tension nga ana jonë, sepse Vllaznia e nisi lojën me sulm. Po ashtu kemi qenë të tensionuar edhe nga mbështetja e zjarrtë që tifozeria shkodrane po i bënte skuadrës së saj. U mbrojtëm me shumë kujdes dhe dalja e Bejzades na e lehtësoi edhe më tepër punën. Kemi hedhur një hap të rëndësishëm për vendin e dytë, megjithatë Tirana nuk besoj se do të vijë për ekskursion në Durrës, edhe pse ajo tashmë është shpallur kampione. Ne do të bëjmë punën tonë edhe për të treguar se jo më kot nuk kemi humbur asnjë ndeshje në fushën tonë këtë sezon".

Te veçanta:

- Para fillimit të ndeshjes loja nuk ka nisur për 2 - 3 minuta, pasi gjyqtari anësor ka vërejtur një çarje të rrjetës, që në fillim të lojës do mbrohej nga Vllaznia. Shumëkush ka menduar se ajo portë do kishte gol këtë ndeshje, por në të vërtetë nuk ka ngjarë kështu.
- Para ndeshjes, këngëtari i njohur Bujar Qamili ka kënduar për minuta të tëra këngë të repertorit të tij, duke e bërë dhe më të bukur atmosferën e ndeshjes.
- Në shkallët e stadiumi kanë qenë më tepër se 8 mijë tifozë, ndërkohë që në rradhët e ultrasve e ka ndjekur ndeshjen i veshur i tëri kuqeblu edhe presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj.

Sporti Shqiptar, fk vllaznia

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors