Në kuadër të ndeshjeve për kupën amerikane, pas fitores 3:0 me Meksikën ekipi kombëtar i Argjentinës do të ndeshet në finale të djelën me Brazilin në Venezuelë.
Argjentinasit patën probleme të thyejnë rezistencën e meksikanëve, por pasi shënuan golin e parë në minutën e 45-të nëpërmjet Gabriel Hajnces, gjithçka u bë më e lehtë. Në fakt në pjesën e dytë argjentinasit mbizotëruan plotësisht dhe realizuan edhe dy gola tjerë nëpërmjet Lionel Mesit, në minutën e 61-të dhe Huan Roman Rikelmes, në minutën e 65-të. Brazili kaloi në finale pas fitores ndaj Uruguajit ditën e martë me 11 metërsh me rezultatin 5:4. (dw)
0 Comments:
Post a Comment