Kampionatet më të fortë në botë, Superliga në vendin e 61

Kampionati shqiptar i futbollit vazhdon të ketë rënie në renditjen botërore të ligave më kompetitive dhe të forta në botë. Superliga shqiptare për momentin renditet në vendin e 61-të në botë. Teksa vendin e parë vazhdon ta mbajë ende Primera Division në Spanjë.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata Internacionale e Futbollit Histori dhe Statistika. Kjo e fundit ka përzgjedhur 90 kampionatet më të rëndësishme në botë dhe duke u bazuar në një sërë kriteresh ka bërë edhe klasifikimin e përgjithshëm. Kriteri kryesor është lufta për titull e skuadrave. Kompetiviteti mes Barcelonës dhe Real Madridit deri në sekondat e fundit të kampionatit spanjoll ka bërë që Primera Division të jetë në vend të parë. Sikurse supermacia e padiskutueshme e disa skuadrave në kampionate si, ai kroat, ku Dinamo e Zagrebit doli kampion gjashtë javë para fundit, ose ai austriak, ku Salzburgu doli kampion pesë javë para fundit, kanë lënë në vendet e fundit liga si ajo kroate dhe austriake. Pra, nuk është se skuadrat shqiptare janë më të forta se ato kroate dhe austriake, por se në këto kampionate skuadra kampione dihet që në javët e para të kampionatit.

Superliga shqiptare në këtë klasifikim ka arritur të marrë 137 pikë, duke lënë pas superligën zvicerane dhe armene, të cilat kanë marrë 136 pikë. Kriter tjetër është edhe tek numri i futbollistëve nga këto kampionate që luajnë me skuadra kombëtare. Kështu, vetëm në kombëtaren shqiptare gjatë këtij viti trajneri Oto Bariç ka grumbulluar shpesh herë më shumë se dhjetë futbollistë nga kampionati shqiptar. Ndërkohë që edhe disa prej të huajve (sidomos futbollistët afrikanë) kanë qenë përzgjedhur nga përfaqësueset përkatëse, ndonëse këta të fundit numërohen me gishta (Abraham, Abanda, Sasha Delain etj). Për t'u theksuar në këtë renditje është zbritja në vend të gjashtë në Serie A. Duke qenë se Interi nuk njohu kundërshtarë këtë sezon, kampionati italian ka njohur një rënie në kompetivitetin e skuadrave.

Klasifikimi



1. Spanja, 602 pikë

2. Brazili, 568 pikë

3. Anglia, 550 pikë

4. Argjentina, 548 pikë

5. Meksika, 486 pikë

6. Italia, 479 pikë

7. Franca, 386 pikë

8. Kolumbia, 364 pikë

9. Gjermania, 361 pikë

10. Kili, 342 pikë

11. Paraguai, 324 pikë

12. Uruguai, 310 pikë

13. Portugalia, 308 pikë

14. Holanda, 290 pikë

15. Tunizia, 270 pikë

16. Turqia, 260 pikë

17. Egjipti, 258 pikë

18. Belgjika, 256 pikë

19. Peruja, 245 pikë

20. Skocia, 237 pikë

21. Libani, 235 pikë

22. Algjeria, 228 pikë

23. Greqia, 221 pikë

24. Kameruni, 215 pikë

25. Rusia, 213 pikë

26. Nigeria, 211 pikë

27. Afrika Jugut, 205 pikë

28. Japonia, 203 pikë

29. Siria, 201 pikë

30. Rumania, 196 pikë

31. Irani, 195 pikë

32. Singapori 190 pikë

33. Ukraina, 190 pikë

34. Jordania, 189 pikë

35. Izraeli, 187 pikë

36. Ekuadori, 185 pikë

37. Bolivia, 182 pikë

38. Maroku, 182 pikë

39. Uzbekistani, 180 pikë

40. Arabia Saudite, 179 pikë

41. Emiratet e Bashkuara, 177 pikë

42. Bahrein, 171 pikë

43. Omani, 170 pikë

44. Malajzia, 167 pikë

45. Venezuela, 167 pikë

46. Bregu i Fildishtë, 163 pikë

47. India, 163 pikë

48. Çekia, 162 pikë

49. Hong Kongu, 157 pikë

50. Korea Jugut, 156 pikë

51. Estonia, 153 pikë

52. Irlandë e Veriut, 152 pikë

53. Angola, 151 pikë

54. Zambia, 147 pikë

55. Qatari, 146 pikë

56. Jemeni, 144 pikë

57. Kina, 142 pikë

58. Kuvajt, 141 pikë

59. Kosta-Rika, 139 pikë

60. Zimbabve, 139 pikë

61. Shqipëria, 137 pikë

62. Zvicra, 137 pikë

63. Armenia, 136 pikë

63. Serbia, 136 pikë

65. Gjeorgjia, 131 pikë

66. Bullgaria, 130 pikë

67. Polonia, 130 pikë

68. Indonezia, 126 pikë

69. Senegali, 125 pikë

70. Danimarka, 125 pikë

71. Honduras, 125 pikë

72. Bjellorusia, 124 pikë

73. Maqedonia, 124 pikë

74. Austria, 123 pikë

75. Sllovakia, 121 pikë

76. Sudani, 120 pikë

77. Vietnami, 119 pikë

78. Panama, 118 pikë

79. Gana, 117 pikë

80. Guatemala, 117 pikë

81. Letonia, 117 pikë

82. Kroacia, 116 pikë

83. Hungaria, 116 pikë

84. USA, 115 pikë

85. Tailanda, 114 pikë

86. Salvador, 111 pikë

87. Sllovenia, 110 pikë

88. Australia, 106 pikë

89. Irlanda, 105 pikë

90. Moldavia, 104 pikë
(albania-sport)

Kthehu Mbrapa

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors