Tiranë- Kreu i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi, është shprehur i vendosur dje që është kryeministri i vendit ai që ka çuar vendin në këtë krizë presidenciale dhe që në të njëjtën kohë po përdor shumë mënyra antikushtetuese, vetëm për të dalë nga kjo krizë. "Dje deshtoi tentativa e katërt për të uzurpuar shtetin prej klanit të Sali Berishës.
Pa hyrë në lojën e juristëve servilë që flasin për raunde e votime, tërë opinioni publik ka parë Kuvendin të mblidhet katër herë e të dështoje katër herë, në tentativën për të zgjedhur Presidentin e ri", ka cituar dje Gjinushi. Duke e ripërsëritur faktin se vendi është drejt alternativës së zgjedhjeve ta parakohshme, kreu i socialdemokratëve tha se "Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve te parakohshme", duke shtuar se te gjitha shtesat e shoqërisë do të jenë të kënaqur nga kjo alternativë.
"Kjo alternativë ka rritur shpresat e shumicës së shqiptarëve, ajo është mirëpritur nga të gjithë, veçanërisht e majta nga nëpunësit e mësuesit, mjekët që qeveria iu hoqi dje me paketën e re fiskale 15 mijë lekë/muaj; nga pensionistët e veteranët që varfërohen çdo ditë; nga biznesi që po i merret fryma; nga media qe po ndjen çdo ditë terrorin e Berishës; nga gjithë zonat fshatare të braktisura; nga rinia viktimë e papunësisë në rritje". Gjinushi duke e ngarkuar vetëm Berishën me përgjegjësi për gjendjen që është krijuar në vend dhe për më tepër për këtë krizën e fundit presidenciale, ka thënë për të disatën herë se e vemtja zgjidhje e saj, është largimi i tij nga drejtimi i qeverisë.
Gjithashtu Gjinushi e ka quajtur Berishën si njeriun që e ka shkatërruar prej kaq vitesh Shqipërinë, duke i shtuar këtij shkatërrimi edhe më të fundit, këtë të krizës për zgjedhjen e presidentit. "Konsensusin nuk e prishën palët, siç thotë ndokush, por vetëm një njeri, ai që ka prishur e shkatërruar për 17 vjet Shqipërinë. Presidenti konsensual nuk është antikushtetues, por është e vetmja mënyrë për të arritur shumicën e kërkuar nga Kushtetuta", ka rikujtuar edhe njëherë aleati i majtë, Skënder Gjinushi.(zp)
0 Comments:
Post a Comment