Burg i përjetshëm për 'katërshen' islamike

Një gjykatë në Londër ka dënuar me burgim të përjetshëm katër persona që u shpallën fajtorë për tentativë për sulme me bomba në sistemin e transportit të Londrës më 21 korrik 2005.

Gjykatësi tha se ata do të qëndrojnë të paktën 40 vjet në burg.

Duke shpallur vendimin, ai tha se sulmet e dështuara të 21 korrikut, si dhe sulmet e shtatë korrikut, ku u vranë 52 vetë, ishin pjesë e një rrjeti të frymëzuar dhe të kontrolluar nga Al Kaida.

Gjykatësi tha se megjithëse kishin dështuar, personat e dënuar kishin si objektiv të vrisnin dhe të gjymtonin sa më shumë njerëz.

Ata tentuan të shpërthenin eksplozive që i mbanin në çanta në tre stacione metrojë dhe një autobuz.

Dy javë më herët katër militantë të tjerë shpërthyen bomba në tre stacione metroje dhe në një autobuz dykatësh në qendër të Londrës.

(bbc)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors