Albanian Times: "Zjarri djeg traversat e hekurudhës në Lezhë"

LEZHË- Një pjesë e traversave të linjës hekurudhore Shkodër-Lezhë janë djegur nga një zjarr i rënë në kilometrin e 81-të të kësaj linje, pranë fshatit Baçel.

Burimet zyrtare të policisë lokale pohuan se djegia e traversave është konstatuar nga banorët e zonës.

Sipas tyre, me marrjen e informacionit, në vendngjarje kanë shkuar forcat e specializuara të zjarrfikësve të Lezhës dhe të Mirditës, duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe mospërhapjen e tij në traversat e tjera. Pas verifikimit të bërë nga specialistët e hekurudhës dhe hetimet e policisë, rezulton se zjarri mund të ketë qenë aksidental, i nxitur nga temperaturat e larta dhe nga amortizimi në vite i traversave.

Ndërkohë, mësohet se Drejtoria Rajonale e Hekurudhës ka ndërhyrë menjëherë, duke zëvendësuar 18 traversat e djegura dhe duke e rivënë në gatishmëri pune këtë linjë udhëtimi me tren.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors