Albanian Times: "Opportunity Albania kerkon te behet banke per biznesin"

Drejtor Ekzekutiv i Opportunity Albania i ka paraqitur kryeministrit objektivin per kthimin e kësaj organizate në një bankë në ndihmë të biznesit të vogël e të mesëm

Kryeministri Berisha ka pritur sot në zyrën e tij z. Robert Hart, Drejtor Ekzekutiv i Opportunity Albania, i cili i ka prezantuar arritjet e deritanishme të kësaj kompanie (që financohet nga USAID) në Shqipëri, si dhe projektet për të ardhmen.

Këto projekte konsistojnë në kthimin e kësaj organizate në një bankë që do të ketë të njëjtin objektiv: në ndihmë të biznesit të vogël e të mesëm shqiptar. Kryeministri Berisha i ka shprehur z. Hart mbështetjen për këtë hap të rëndësishëm që po ndërrmerr kjo kompani, duke siguruar ndihmë për lehtësimin e procedurave që nevojiten për krijimine kësaj banke.

(Balkanweb)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors