Ne nje prononcim per News24, deputeti Ngjela, ka shpjeguar se sipas kushtetutes deri ne raundin tjeter mund te hyjne ne gare kandidate te tjere. Me pas, ne raundin e katert shkohet me keta dy kandidate, po keshtu edhe ne te pestin dhe nese ne kete te fundit, asnje nga kandidatet nuk zgjidhet, atehere shkohet ne zgjedhje te parakohshme
Sipas vendimit te djeshem te Konferences se Kryetareve, ku nuk ishin te pranishem perfaqesuesit e opozites, pritet te nise seanca per votimin e dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri. Seanca ishte percaktuar te fillonte ne oren 19.00. Vendimi per mbajtjen e ketij raundi votimi është aprovuar me 56 vota pro edhe në seancën plenare të pasdites. Sipas ketij vendimi raundi i sotëm do të konsiderohet i dytë. Ne kete takim nuk pritet te jene te pranishem deputetet e opozites, te cilet kane braktisur edhe votimin e pare presidentin ne seancen e se dieles.
Ne nje prononcim per News24 deputeti demokrat Spartak Ngjela, ka sqaruar se votimet tashme kane hyre ne rrjedhen proceduriale te kushtetutes, duke qene se dje ne parlament eshte marre nje vendim dhe parlamenti ka vendosur qe gara te jete sot ne raundin e dyte. Sipas Ngjeles, kush deshiron mund te votoje dhe kush jo, nuk eshte I detyruar te votoje, ndaj ne kete rast nuk ka nevoje per tryeze. “Nese brenda 5 seancave te votimit parlamenti nuk arrin te zgjedhe presidentin, atehere domosdoshmerisht do te shkohet ne zgjedhje te parakohshme.
Por asnjera pale nuk mund te quhet fajtore per kete. Kjo eshte nje e drejte kushtetuese”, shpjegoi Ngjela. Me tej deputeti demokrat shpjegoi se sipas kushtetutes deri ne raundin tjeter mund te hyjne ne gare kandidate te tjere per President. Me pas, ne raundin e katert shkohet me keta dy kandidate ashtu si edhe ne te pestin dhe nese ne kete te fundit, asnje nga kandidatet nuk zgjidhet, atehere shkohet ne zgjedhje te parakohshme.
(BalkanWeb)
0 Comments:
Post a Comment