Rumania do të marrë 19 miliard euro për zhvillim, nga Bashkimi Europian gjatë periudhës 2007-2013, sipar një mirëkuptimi të arritur në 12 korrik 2007. Fondi është pjesë e ndihmave që EU i shpërndan vendeve anëtare dhe Rumanisë të cilat zgjidhen pasi bashkohen me EU.
"Këto ndihma do të përdoren për të pakësuar mospërputhjet midis anës sociale dhe ekonomike midis zonave të vendit. Tani ne mund të shkruajmë projektet për vënien në punë të këtyre ndihmave dhe të sigurohemi që këto fonde janë harxhuar me efekt dhe korrektësisht." - tha ministri i parë Calin Popescu Tariceanu gjatë ceremonisë.
Komisioneri i politikave rajonale në BE Danuta Hubnertha që fondet e para do të arrijnë brenda disa ditëve, duke shtuar që komisioni do të bashkëpunojë me qeverinë për të parandaluar parregullsitë në përdorimin e fondeve të EU-së. (biznesi)
0 Comments:
Post a Comment