Vlorë, efektivet e kufirit kapin nje gomone 7.5 m te gjate
Një gomone me gjatësi 7.5 metra e gjatë është kapur dje nga efektivët e kufirit në bashkëpunim me ato te delta forcë, ndërkohë që pjesë e aksionit ka qenë dhe shefi I kufirit Dashamir Spaho. Mjeti ka qenë gati pë të kryer itinerarin drejt shtetit fqinj, ndërkohë që nuk është mundur dot kapja e dy personave që ishin në drejtim të tij. Sipas të dhënave gomonia ngjyrë gri ka patur të instaluar dy motorrë të fuqishëm, ndërkohë që u ka bërë rezistencë efektivëve gjatë një ndjekjes në ujrat e detit më tepër se një orë e
gjysmë. Sic mësohet efektivët kanë patur informacione që do të nisej një
mjet dhe kanë filluar survejimin e kujdesshëm për mjetin që pritej qysh prej javës së kaluar. Gjithsesi mjeti vetëm dje në orët e drekës ka lëvizur dhe menjëherë janë piketuar koordinatat e tij. Sinjalet e para janë dhënë nga policia kufitare e Fierit, të cilët u kanë përcjellë informacionin homologëve.
Menjëherë në ndjekje të gomones e cila është pikasur në grykëderdhjen e Vjosës, janë vënë tre mjete të kufirit. Nga 2 km larg grykëderdhjes së Vjosës, ku dhe është bllokuar mjeti është sjellë në pikën e bllokimit të mjeteve lundruese në Radhimë, ku u është bashkuar mjeteve të tjera të kapura në vite nga ana e policisë.
Të instaluar në të kanë qenë dy motorrë njëri 115kë fuqi I markës Honda dhe tjetri 150kë fuqi I markës Yamaha. Po kështu brenda mjetit janë gjetur dhe 6 bidonë, 30 litër secili, të mbushur plot, sasi kjo që premtonte një udhëtim vajtje ardhje drejt shtetit fqinj. Ende nuk dihet nga kishte zbarkuar gomonia, por mendohet që ajo do të transportonte drogë drejt brigjeve italiane.
Po brenda në gomone është gjetur dhe një cantë sporti, brenda të cilës kishte veshje. Dy bluza dhe pantallona xhinse e tuta sporti. Po kështu me cilësinë e provës materiale është bllokuar dhe një skedë telefonike që gjendej brenda në mjet. Nderkohe policia ka nisur hetimet per ngjarjen.
0 Comments:
Post a Comment