Ndryshon ligji për legalizimet, hiqen afatet për taksën dhe gjobën

Hiqen afatet e parashikuara në ligjin e legalizimit përsa i përket pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë dhe gjobës në rastet e shtesave pa leje.

Qeveria ka miratuar disa ndryshime në ligjin "Për legalizimin dhe urbanizimin e zonave informale", i cili është miratuar rreth një vit më parë nga Kuvendi. Një ndër këto ndryshime ka të bëjë me nenin 41, të ligjit të legalizimeve, i cili flet për kriteret që duhen ndjekur për legalizimin e shtesave.

Ky ndryshim, përveç procedurave që duhet të ndjekë njësia e urbanistikës në rastet e shtesave, nuk parashikon vendosjen e afateve për pagimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë dhe gjobës. Me anë të këtij ndryshimi përcaktohet se, "njësia e urbanistikës shqyrton kërkesat e paraqitura për legalizimin e shtesave dhe u njofton subjekteve, që përmbushin kriteret e dokumentacionit, të paguajnë taksën e ndikimit në infrastrukturë dhe gjobën, kur janë objekt i saj".

Një tjetër ndryshim i miratuar dje gjatë mbledhjes së qeverisë, është dhe ai që ka të bëjë më ndarjen e të ardhurave të arkëtuara nga legalizimi i ndërtimeve pa leje. Me anë të këtij ndryshimi synohet që, 20 për qind e të ardhurave që përfitohen nga legalizimi i ndërtimeve pa leje do të shkojnë në buxhetin e njësisë së qeverisjes vendore për investime vendore, në infrastrukturë e shërbime, për zonën/bllokun informal.

a1

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors