Brazili e nisi në mënyrën më të shëmtuar aventurën në Kupën e Amerikës, kur humbi befasisht 2-0 me Meskikën në ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin B. Një gol i mrekullueshëm i Neri Kastiljos në minutën e 23-të dhe pastaj një tjetër i Ramon Morales nga goditja e dënimit në të 28’ vulosën fitoren e kombëtares së Hugo Sançezit dhe dorëzimin e brazilianëve, fituesve të edicionit të fundit të turneut. Kili mundi Ekuadorin 3-2. Për Kilin shënuan Suazo (2) dhe Vijanueva, ndërsa për Ekuadorin që kaloi dy herë në avantazh shënuan Valencia dhe Benitez. Klasifikimi në Grupin B: Kili dhe Meksika 3 pikë, Brazili dhe Ekudori 0 pikë.
Brasil 0 - 2 México
Source: Albania Sport
0 Comments:
Post a Comment