Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Besart Berisha kompeltoi transferimin e tij 340.000 stërlinash te Bërnli pasi ia doli të marrë lejën e punës.
Paneli i përbërë nga zyrtarë të Zyrës së Punës dhe përfaqësues të Federatës Angleze të Futbollit dhe Ligës së Futbollit u takuan sot për të shqyrtuar çështjen dhe dhanë aprovimin e lejës së punës.
Sulmuesi 21-vjeçar nënshkroi një kontratë tre vjeçare përpara dhënies së lejës. Berisha, cili u transferua nga skuadra gjermane e Hamburgut do të bashkohet me shokët e tij të rinj, më 4 korrik, kur edhe skuadra e Bërnlit, e cila merr pjesë në Championship (kategoria e dytë) do të nisë fazën përgatitore për sezonin e ri.
Besarti shënoi një gol të jashtëzakonshëm në “Turf Moor” në ndeshjen miqësore Anglia B-Shqipëri (3-1), më 25 maj 2007.
0 Comments:
Post a Comment