"Boom" fluturimesh ne brigjet ekzotike

Fundi i muajit qershor ka shenuar nisjen e sezonit turistik te fluturimeve carter nga Rinasi direkt e ne plazhet e Mesdheut apo me gjere. Sipas informacionit te marre nga Drejtoria e Pergjithshme e Aviacionit Civil (DPAC), mesohet se kete vere pushuesit shqiptare do te kene mundesi te fluturojne direkt nga Tirana ne me shume destinacione turistike se viti i kaluar. Pervec Antalias dhe Sharm el Sheikut, ne listen e destinacioneve turistike qe mund te kapen pa transit nga Rinasi, eshte shtuar edhe Tunizia dhe Malta. "Per sezonin veror 2007 jane paraqitur prane DPAC, 7 kerkesa nga kompani ajrore te ndryshme, per te kryer fluturime carter turistike kryesisht ne Turqi, por edhe ne Tunizi dhe ne Malte", tregoi per gazeten "Koha Jone", Robert Petri, drejtor i Trafikut Ajror prane DPAC-se.

Nese do t'i hedhim nje sy frekuences se fluturimeve carter me nisje nga Rinasi, shohim se Antalia, ashtu si edhe veren e vitit te kaluar, eshte destinacioni kryesor ku zbarkojne turistet shqiptare me 9 fluturime cdo jave per periudhen kohore nga qershori deri ne fund te shtatorit. Ne total kete vere do te kemi gati 13 fluturime carter ne jave, nga 12 fluturime qe u kryen ne veren e 2006-es. Ne krahasim me vitin e kaluar, i vetmi destinacion me te cilin mungojne fluturimet carter, eshte Bodrumi ne Turqi. Nese do te krahasojme kete sezon veror me ate te dy viteve me pare, konstatohet se numri i fluturimeve javore me pikenisje Rinasin dhe destinacion perfundimtar brigjet turistike te Mesdheut, eshte dyfishuar. Kjo tregon se ky treg eshte liberalizuar si per operatoret vendas ashtu edhe per ata nderkombetare, dhe per me teper tregon se eshte nje treg ne rritje dhe me interesa komerciale.

Midis shtate kompanive ajrore qe kane nisur te operojne me fluturime carter gjenden edhe dy shqiptare, Albanian Airlines, e cila fluturon drejt detit te Kuq ne Sharm El Sheik dhe nje e dyte qe udheton drejt Antalias. Nderkaq, tre kompani te tjera jane paraqitur prane DPAC-se me leje fluturimi te marre nga autoritetet turke, nje holandeze, nje azerbajxhanase si dhe nje turke. Keto tri kompani po mbulojne me fluturime carter segmentin Tirane-Antalia. Pas nje nderprerjeje njevjecare rikthehet Tunizia, ne te cilen do te fluturoje kompania tuniziane Nouvelair. Nderkohe qe ne fund te ketij muaji pritet te startoje edhe destinacioni i ri carter per kete vere, Tirane-Valeta, ku do te operoje nje kompani malteze.

"Kompanite ajrore kane lidhur kontrata te rregullta me agjenci te licencuara per udhetimet ajrore dhe ne baze te te gjithe dokumentacionit te duhur, DPAC iu ka akorduar lejet perkatese per fluturimet turistike carter", sqaroi Petri, drejtor i Trafikut Ajror. Sipas tij, fluturimet kane filluar normalisht dhe sipas skeduleve parashikohet qe te zgjasin deri ne muajin tetor. Ashtu si edhe vitin e kaluar, te gjithe pasagjeret qe do te fluturojne me carterat turistike, do te paguajne nje takse 10 euro, e cila do te mblidhet nga DPAC. Te gjithe avionet te vene ne dispozicion per fluturimet carter me nisje nga Rinasi kane kapacitete me te medha se 160 vende ne bord. Keshtu, cdo jave ne dispozicion te turisteve shqiptare do te jene te pakten 2 mije vende avioni. Fluturimet carter jane sezonale dhe lidhin direkt dy destinacione, duke ofruar bileta ekonomike. Keto fluturime kombinohen me oferten turistike te hoteleve ne shtetet e mberritjes, duke krijuar te ashtuquajturen pakete turistike. (KohaJone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors