Një gjykatë e shkallës së parë në Ankara miratoi kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të Alfred Shkurtit, i njohur ndryshe si Aldo Bare, drejtues i njërës prej bandave kriminale më famëkeqe shqiptare.
Aldo Bare ishte arrestuar para dy muajsh në Turqi, ku besohet se fshihej prej 4 vjetësh, pas akuzave për vrasje e trafik ndërkombëtar droge.
Avokati i Bares, njoftohet se ka thënë se akuzat kundër klientit të tij janë të motivuara politikisht.
Vendimi i gjykatës në Ankara është një lajm i mirë për autoritetet shqiptare të drejtësisë dhe rendit.
Gjykata hodhi poshtë pretendimet e palës mbrojtje për strehim politik të Alfred Shkurtit në Turqi dhe i dha të drejtë kërkesës për ta ekstraduar atë në Shqipëri.
Por përpara se kjo të ndodhë, thonë ekspertët, do të duhen disa muaj derisa të përmbushen të gjitha procedurat, pas ankimit të mundshëm në shkallët e larta të gjykatave.
Alfred Shkurti, personazh shumë i njohur i kronikës së zezë në Tiranë me emrin Aldo Bare, u arrestua në fund të muajit Mars në Ankara.
Në Tiranë menjëherë pati polemika mes prokurorisë dhe autoriteteve të rendit, të cilët pretenduan se prokuroria jo vetëm nuk bashkëpunoi në arrestim, por u përpoq edhe të pengojë.
Kjo akuzë nuk u pranua nga prokurori i përgjithshëm, i cili ende është në telashe me pushtetin politik në Tiranë.
Alfred Shkurti akuzohet për krijim dhe drejtim bande kriminale, vrasje dhe trafik ndërkombëtar droge.
Në fillim të viteve 90, pjesëtar i forcave speciale të policisë, reporteret e kronikës së zezë e tregojnë si njeri të dhunshëm që arriti të krijonte një bandë që vepronte në zonën e Lushnjës, ku thuhet se ka kryer krime të shumta dhe ku kishte krijuar një perandori të paprekshme në 8 vitet e qeverisë së majtë.
Qeveria e djathtë, po përpiqet të provojë me këtë dhe disa arrestime të tjera se nuk ka ndërmend të tolerojë krimin e organizuar në Shqipëri.
Një sfidë që shihet me mosbesim nga opozita e re, e cila nga ana e vet përpiqet të largojë hijet e dyshimeve të lidhjeve të disa politikanëve me njerëz nga bota e krimit.
TR 6888 E, makina e Kuvendit, që përdorte "Bare" BASIR ÇOLLAKU 16/03/2006 Zbulohet mjeti i Parlamentit i përdorur nga banda e Lushnjës
Aldo Bare "deputet". TR 6888 E. Ka mjaftuar një firmë dhe mjeti i blinduar, ligjërisht është vënë në shërbim të "Bares". Një makinë nga parlamenti, në përdorim të të pandehurve të bandës së Lushnjës. Hetuesit janë befasuar kur kanë verifikuar makinat, që janë përdorur nga banda e Aldo Bares, gjatë këtyre viteve. Në inventarin e madh e të shumëllojtë, një xhip ka dalë "tepër" në Kuvend dhe ka përfunduar në Lushnjë. Mjeti i rëndësishëm, i mbrojtur dhe nga kontrollet e detajuara e të hollësishme të policisë,i ka shërbyer për shumë kohë të akuzuarve. Kjo provë e re përveç surprizës, ka rritur ndjeshëm vëmendjen e grupit hetimor. Ekspertët, tashmë kanë shtrirë në Kuvend veprimet e tyre hetimore, pasi mjeti aktualisht është ende në pronësi të admministratës së legjislativit. Burime nga grupi hetimor, saktësojnë se urdhëri që e ka lëshuar për përdorim, e më pas ka kaluar në duart e të akuzuarve të kësaj bande, i përket viteve të shkuara e jo kësaj periudhe. Gjithashtu, për momentin nuk bëhet i ditur emri i deputetit, subjektit politik, ku ai ka qenë i rreshtuar, apo i shoferit të tij, që ka qenë emërtesë e administratës së parlamentit, e që teorikisht ishte drejtues i makinës zyrtare
Hetimi
Investigimi i agjentëve të Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar, ka nxjerrë në pah prova të reja, shumë të rëndësishme për prokurorinë. Makina e parlamentit, e përdorurur nga të pandehurit, ka shërbyer për të ngritur dhe pistën e lidhjeve të mundëshme të ndonjë politikani, apo funksionari të lartë, me anëtarë të bandës së Lushnjës. Hetuesit po kryejnë veprimet për të saktësuar se, kush ka firmosur që mjeti i Kuvendit, të binte në duart e personave të kërkuar, nën hetim e që akuzohen se, kanë kryer një numër të madh veprash të rënda penale. Veprimet ende nuk kanë mbërritur tek zyrtari i lartë përgjegjës, që ka i krijuar mundësinë makinës, të ishte "pronë" e bandës së Bares.
Lidhjet
Tashmë skema e funksionimit të bandës së Lushnjës, është detajuar nga prokurorët. Njohjet, miqësitë, por dhe të rekrutuarit ekonomikë, që nuk kanë qenë të pakët, kanë shërbyer që banda të ushtronte aktivitet në shumë vende. Kjo, pasi grupi sipas grupit hetimor, ka pasur në dispozicion mjete të mëdha financiare. Biznese në dukje të ligjshme, dyshohet nga akuza se ishin nën mbikqyrjen e grupit të të kërkuarit Alfred Shkurti. Duke ndjekur këtë linjë, agjentët kanë mundur të mbërrijnë te makina e Kuvendit. Dokumentacioni për mjetin me targa TR 6888 e që provon, se është përdorur nga banda, tashmë është në dosjen tepër voluminoze të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Deklarata Olldashit: Banda e Lushnjës, me makina deputetësh
"Grupet kriminale kanë pasur lidhje me politikën, kjo tashmë nuk është një sekret dhe këtë e dinë mirë, thuajse të gjithë. Të gjithë e dimë se, banda e Lushnjës bridhte me makinat e deputetëve. Edhe Nehat Kulla kishte lidhje me politikën. Dhe natyrisht, që këto politikanë dhe deputetë, që kanë pasur lidhje me krimin janë të njohur. Janë ata, që për tetë vite kanë qenë në pushtet". Kjo ka qenë deklarata e Minsitrit të Brendëshëm Sokol Olldashi, në një intervistë në televizion. Ai ka deklaruar se banda e Lushnjës, ka pasur lidhje me pushtetin. Afërsia, ka deklaruar ministri i brendëshëm, ka qenë e tillë sa anëtarë të këtij grupi kriminal, bridhnin me makinat e deputetëve.
Rregullorja e Kuvendit, për makinat
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ´si dhe kryetarja e parlamentit kanë detyrimin sipas rregullores, që të plotësojnë kushtet e punës së deputetëve, duke përfshirë këtu dhe paisjen me makina. Sipas rregullores së Kuvendit, çdo deputet ka të drejtën e një automjeti, si dhe të një sasie karburanti me qëllim kryerjen e detyrimeve që ka, për zonën ku është zgjedhur. Automjetet, vihen në dispozicion nga drejtoria e shërbimeve qeveritare, e cila krijon mundësinë që institucionet të kenë numrin e kërkuar të automjeteve. Deputetët kanë të drejtën, që të kenë dhe një shofer. Çdo defekt i makinës, financohet nga Kuvendi ndërsa është ofiçina e parlamentit, që merr përsipër rregullimin e mjetit.
Tetë vjet aksione, për të arrestuar të pandehurit
Vazhdojnë operacionet ndaj “Bandës së Lushnjës“
Që prej vitit 1998, në prangat e policisë kanë rënë rreth 15 perosona, të akuzuar si anëtarë të Bandës së Lushnjës dhe për vepra penale të Rënda. Hetimet ndaj kësaj bande të strukturuar kriminale, kanë filluar që prej tetë vitesh dhe janë kurorëzuar me zbulimin e disa vrasjeve dhe arrestimin e rreth 15 personave. Fillimisht Policia e Lushnjës ka vënë në pranga disa prej të akuzuarve, si anëtarë të Bandës së Lushnjës, të akuzuar për ngjarje të rënda. Ndërkaq, në vitin 2002 janë rikthyer oepracionet e policisë ndaj Bandës së Lushnjës, të cilat janë kurorëzuar me arrestime të reja.
Aksionet
Por pak kohë më parë, Prokuroria për Krime të Rënda i dha sinjal të ri, hetimit ndaj kësaj bande. Burime pranë këtij institucioni kanë bërë të ditur se, janë siguruar prova që vërtetojnë faktin se të pandehurit e kësaj bande, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në formën e një grupi të strukturuar kriminal, kanë kryer vepra të rënda penale. Operacionet e fundit u pasuan nga arrestime të bujshme, që vunë në pranga persna të dyshua,r për vrasje e gjobëvënie. Burimet pohojnë se, hetimet tashmë janë përqëndruar në sigurimin e provave materiale, kundër krerëve të kësaj bande, të cilët dyshohet se strehohen jashtë shtetit. Si kreun e “Bandës së Lushnjës“, prokuroria ka cilësuar Aldo Baren(Alfred Shkurtin), i cili është nën hetim për krijim të bandave të armatosura dhe krime të tjera. Pritet që në ditët në vijim, të arrestohen persona të tjerë, të dyshuar si anëtarë të kësaj bande.
Procesi
Gjykata e Krimeve të Rënda vijon prej muajsh procesin në ngarkim të të pandehurve. Ka qenë dëshmia e të penduarit Petrit Liçi, ish-anëtar i bandës, që i ka dhënë një kthesë hetimit e më tej, gjykimit. Pranimi i akuzave dhe ofrimi prej tij i shumë të dhënave, që provonin pretendimet e prokurorisë, i ka dhënë impuls procesit, që për pjesën më të madhe të të akuzuarve po i afrohet marrjes së vendimit nga Gjykata.
Urdhërat
Ekzekutorëve, të gjitha urdhërat për të kryer vrasjet në Lushnjë, ua përcillnin Enver Dondollaku dhe Erjon Cici. Këtë fakt, e ka deklaruar në një nga seancat gjyqësore, prokuroria. Ndërkohë që pas këtij grupi kriminal, sipas akuzës, qëndron Aldo Bare. Pas emrit të tij, ka qenë Erjon Cici dhe Enver Dondollaku, të cilët kanë zbatuar me besnikëri, çdo urdhër. Vendimet për vrasje, sipas pretendimit të prokurorisë i merrte Aldo Bare. E më pas urdhërat dhe personat që do të kryenin ekzekutimet, i jepnin dhe gjenin të pandehurit e lartpërmendur.
BANDA E LUSHNJES
Nën hetim, si krijues i bandës së armatosur,
Alfred Shkurti(Aldo Bare)
Të pandehurit
Enver Dondollaku
Erjon Cici
Dritan Vila
Maksin Çela
Erjon Kashari
Elton Mermali
Arben Boriçi
Enver Boriçi
Ilir Stërgu
Abdyl Blliku
Ndriçim Boriçi,
Rexhep Gina
Arben Stefa në kërkim
Leonard Prifti, i vrarë më 3 korrik në Lushnjë
Petrit Liçi, i penduar
Historia e disa prej vrasjeve të bandës
Nëntor 1998
Një grindje mes viktimës Besnik Haxhiu dhe pjesëtarit të grupit të Aldo Bares, Gentian Xhaferrit edhe ky, i plagosur e vdekur në vitin 1999, në Itali. Besnik Haxhiu dhe Artan Sulçe, ishin duke lëvizur me automjetin tip fuoristradë nga qendra, në drejtim të fabrikës së plastmasit, Lushnjë. Ndërkohë Gentian Xhaferri, së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit, i kishin zënë pritë. Qëllohen. Në vendngjarje janë gjetur 68 gëzhoja, nga 5 armë të ndryshme.
25 shkurt i vitit 2000
Te "Blerimi" në Lushnjë, është goditur shefi i komisariatit, Sinan Meta. Por goditja, nuk ishte vdekjeprurëse.
Prill 2000
Oficerit të policisë, Arben Koçi, i vihet eksploziv në banesën e tij, por pa pasoja.
25 mars 2000
Në hyrje të stadiumit në Lushnjë, vihen 5 kg eksploziv. 4 kg, kanë qenë jashtë pakos dhe 1 kg, brenda pakos. Të dyja sasitë, kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën dhe ishin gati, të shpërthenin me telekomandë.Eksplozivi ishte i destinuar të shpërthente, në momentin që në stadium, do të hynte shefi i komisariatit, Sinan Meta.
Në 14 prill 2000
Në lagjen "Xhevdet Neprevishta" në Lushnjë, vritet oficeri i policisë gjyqësore, Klenti Bano. Në vrasjen e Banos, sipas Prokurorisë, ka marrë pjesë edhe Gentian Kulla, pjesëtar i grupit, vrarë në vitin 2002.
Akuzat e reja, gjatë shqyrtimit gjyqësor
Disa nga akuzat e reja, të ngritura kundër të pandehurve, janë kryerja e akteve terroriste në datën 25 mars 2000, në hyrje të stadiumit të Lushnjës, pjesëmarrje në organizatat kriminale dhe kryerja e krimeve, në organizatat kriminale. Të pandehurit Enver Dondollaku, Petrit Liçi, Maksim Çela, Erjon Cici dhe Dritan Vila, kanë mbi shpinë të njëjtën akuzë të rëndë, atë të organizatës kriminale dhe kryerjeve të krimeve në të. Ndërkohë, që për Enver Dondollakun, rëndojnë edhe disa akuza të tjera, siç janë tre vrasje me paramendim në bashkëpunim, një vrasje me paramendim të mbetur në tentativë. Prokurori, tha dje se Enver Dondollaku, i pandehuri, që deri tani është hetuar dhe gjykuar në mungesë, ka qenë shtytës, për të pandehurin Dritan Vila. Kështu, Dritan Vila ka treguar se, për vënien e bombës në stadium, ka dhënë urdhër Enver Dondollaku. Të njëjtën gjë, e ka deklaruar edhe i pandehuri Petrit Liçi, si dhe dy dëshmitarët Albert Muçi dhe Sinan Meta. Për të gjitha vrasjet, që ka kryer i pandehuri Dritan Vila, prokuroria ka deklaruar se është pas tij, Enver Dondollaku, i cili duhet të mbajë përgjegjësi.
Konfliktet me viktimat
Nga të dhënat e marra, në seancë gjyqësore dhe gjatë hetimeve paraprake, ka rezultuar se asnjë prej të pandehurve, nuk ka patur konflikte me viktimat e qytetit të Lushnjës. Edhe dëshmitarët e paraqitur në seanca të shumta, janë shprehur se kanë qenë shokë me të pandehurit dhe nuk kanë konflikt me ta. Për organin e Prokurorisë, del e provuar se të gjithë të pandehurit kanë kryer vrasje, vetëm për të zbatuar urdhërat që merrnin, në këmbim të një pagese, në disa raste edhe qesharake. Erjon Cici, ka pohuar se sipas akuzës, përcillte vendimet e kreut të organizatës, tek të rekrutuarit, duke u bërë edhe krahu i djathtë i tij. Pra, Erjon Cici dhe Enver Dondollaku, ishin në vijën e dytë, ndërsa në krye qëndronte Aldo Bare, për të cilin, akuza ende nuk është gati për ta vënë në pranga.
Rekrutimi
Asnjë vend, nuk mbetej bosh në organizatë. Stërvitja sillte gjithnjë rekrutë të rinj. Pasi kapej nga policia një nga ushtarët, grupi me urdhër të kreut, bënte zëvendësimin e tij. Në datën 5 maj 2002, policia arrestoi të pandehurin Dritan Vila, i cili ishte një killer me pagesë. Vila futet në burg, ndërkohë që grupit i duhej një tjetër person, që të kryente vrasjet. Kështu, Aldo Bare urdhëron zëvendësimin e Dritan Vilës. Pas kësaj date në lojë do të futet i pandehuri, tashmë me cilësinë e të penduarit, Petrit Liçi.
0 Comments:
Post a Comment