Ne grupin G kane perfunduar te gjitha ndeshjet per kualifikimet ne Euro 2008. Sic u pa, qe ne ndeshjet e parafundit, dy ekipet qe do te marrin pjese ne Kampionatin Evropian, u percaktuan, ku do te ishin Rumania dhe Holanda. Rumunet kane mundur ta mbyllin ne vendin e pare me 29 pike, ku tri piket e fundit i moren nga takimi i djeshem me Shqiperine, qe fituan me rezultatin e thelle 6-1. Holanda, e cila eshte ne vendin e dyte me 26 pike, edhe kjo e kishte siguruar evropianin, ka humbur dje ne perballjen e saj me Bjellorusine, ne shifrat 2-1.
Te paret qe kane shenuar ne kete takim, kane qene te zotet e shtepise, me anen e Vitali Bulujgas, i cili shenoi ne pjesen e dyte ne minuten e 49, pasi pjesa e pare kishte perfunduar ne barazim 0-0. Goli i dyte, per sa i perket ketij takimi, mban emrin e Vladimir Koritkos. Rrjeta e tij e realizuar ne te 65-en, jo vetem qe u dha siguri vendasve, por dhe loja u be me e bukur, pasi miqte kane kerkuar te shenonin me cdo kusht. Holandezet kane reaguar vetem ne kohen shtese te takimit. Ka qene Rafael Van Der Vart, ai qe ka shkurtuar diferencen dhe ka nderuar tulipanet. Bjelloruset me kete fitore, kane mundur te dalin ne vendin e 4, me 13 pike. Ata moren maksimumin e pikeve ne keto dy ndeshjet e fundit, ku fitoren e pare e moren ndaj kuqezinjve tane ne “Qemal Stafa” dhe nje tjeter ne fushen e tyre, qe ishte ajo e djeshmja.
Bullgaria, ku edhe kjo luajti takimin e saj te 12-te, ne ndeshjen e saj ne transferte, kunder slloveneve, ka arritur te marre nje fitore te paster ne shifrat 2-0. Nje fitore, qe i vlente vetem per statistike, pasi gjithcka u vendos me fitoren e Holandes ne ndeshjen e kaluar. Pjesa e pare, per kete takim, perfundoi ne barazim 0-0. Gjithcka u zhvillua ne 45 minutat e dyta, ku erdhen dhe dy golat. Te dy jane shenuar ne harkun kohor te tre minutave. I pari eshte realizuar ne minuten e 81-te, me anen e Blogoy Georgiev dhe i dyti eshte shenuar nga Dimitari Barbatov.
Ne e kemi mbyllur ne vendin e 5-te, dhe gjithsej kemi mundur te marrim 2 fitore, 5 barazime dhe po aq humbje. Pas nesh renditen sllovenet. Ata kane te njejtat pike me ne 11, por gjithcka eshte vendosur nga golavarazhi dhe ne e kemi mbyllur nje vend me lart se ta. Per sa i perket vendit te fundit, ai mbahet nga Luksemburgu me tre pike, ne 12 ndeshje. Pike qe i ka marre ne transferte ne fitoren e saj ndaj Bjellorusise.
Grupi G
Rumani – Shqiperi 6-1
Bjellorusi – Holande 2-1
Slloveni – Bullgari 0-2
Renditja
Skuadrat N F B H G P
1 Rumani 12 9 2 1 26-27 29
2 Holande 12 8 2 2 15-5 26
3 Bullgari 12 7 4 1 18-7 25
4 Bjellorusi 12 4 1 7 17-23 13
5 Shqiperi 12 2 5 5 12-18 11
6 Slloveni 12 3 2 7 9-16 11
7 Luksemburg 12 1 0 11 2-23 3
0 Comments:
Post a Comment