Piramida “clirohet” nga pushteti i librit

Nje jave me librin! E mbremja e djeshme shenoi edhe mbylljen e dyerve te edicionit te 10-te te ketij panairi, bilancet e te cilit jane pranuar se nuk qene me pozitive se vitin e shkuar. Tituj te ekspozuar, pa dyshim qe pati me shume, rreth 10 mije tituj me shume se nje edicion me pare, por ata qe shkelen me pak Piramiden e pushtuar nga librat qene bleresit.

Fatkeqesisht, ajo cka vertetohet edhe nje here eshte se cdo dite e me shume, shqiptaret po i largohen librit. Kjo per shkak te cmimeve te kripura, pasi dihet standardi i jeteses se shqiptareve, por edhe pse nje pjese e mire mendojne se interneti zevendeson informacionin qe mund te te jape nje liber i lexuar. Ndaj, edhe ndeshja mes leximit dhe internetit cdo dite e me shume eshte e pranishme neper bote, por vecmas ne realitetin shqiptar. Apo me mire, ajo cka ne prekim ketu, ne Shqiperi na dhimbset me shume. Pos pak librave te shitur, ky panair ka pasur edhe me pak vizitore. Nuk ka nje numer te sakte te vizitoreve, qe kane shkelur ne mjediset e tij pergjate 1 jave qe panairi qendroi hapur, por sipas parashikimeve dhe sondazheve te Shoqates se Botuesve, ka pasur me pak vizitore kete vit.

E megjitheqe shifrat flasin per nje pozicion gjithnje e me te rende te librit me lexuesin, botuesit nuk e shohin shume gri situaten, pasi kontakti me lexuesin nuk ka munguar. Pos promovimeve, eshte zgjedhur nje rruge tjeter, ajo e takimeve te autoreve me lexuesin neper stendat e shtepive botuese, cka i ka bere te kuptojne me shume se cfare kerkojne lexuesit. E takimet me shkrimtaret neper stenda nuk i kane munguar aspak ketij panairi, ndonese ato kane qene me pak te bujshme se vite te shkuar. Tejet i pranishem, per dy dite ne stenden e “Onufri”, ka qene Ismail Kadare, i cili ka preferuar me se shumti te firmose per lexuesit, dy vellimet e para te kolanes se tij, qe perfshin vepren e plote qe do te dale ne 20 vellime. Per te mos anashkaluar edhe Fatos Kongolin, i cili eshte nje nder shkrimtaret shqiptare me te perkthyer ne bote, duke percjelle, sipas optikes se tij, realitetin shqiptar. E megjithate, dicka e kane kuptuar botuesit kete vit, qe panairet jane per te pasur kontakt me lexuesin, duke mos pasur si qellim kryesor shitjen e librave.

Nje pjese e mire e botuesve kane arritur me ne fund te kuptojne se nuk duhet ta shohin panairin si nje librari te madhe, ku te synojne te shesin sa me shume ne keto dite dhe vetem kaq! Ata jane ndergjegjesuar, se panairet i sherbejne nje kontakti te tyre te drejtperdrejte me lexuesin, per te degjuar e mesuar me mire se cfare ata duhet te botojne. Kjo s’mund ne asnje menyre te perjashtoje shitjet e librave, pasi pjese e nje panairi libri eshte edhe kjo.

Jo me kot ka ulje cmimesh te librit neper panaire. Edhe ky i sivjetshmi ka pasur, diku 20 %, diku vetem 100 apo 50 lek. Ndersa nje perjashtim ne kete panair ka pasur ne stenden e shtepise botuese “Dituria”, ku si asnjehere me pare, nje pjese e mire e botimeve jane ofruar per lexuesit me gjysme cmimi. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors