Sezoni turistik, plazh dhe folk në Vlorë

Ka qenë tepër e veçantë atmosfera e sezonit turistik në Vlorë. Një axhendë e ngjeshur aktivitetesh ka përshkruar këto ditë të fundit të javës në qytetin bregdetar. Ndërsa epiqendra u shënuar dje përgjatë rrugës kryesore, për t'u përqendruar më pas në sheshin e skelës me xhirrot motorrike e ritmet rock, parashutistët kanë shoqëruar thuajse gjithë orët e pasdites dhe ditës së sotme me fluturimet e tyre.


Sot gjithçka nisi nga sheshi i Flamurit, ku dhjetra ngjyra kostumesh, u bashkuan në Sheshin e Flamurit. Afrimi i përvjetorit të 100-të të Pavarësisë, duket se tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve të Aulona Festival Internacional Folk, përfaqësues të grupeve folklorike të huaja, në Kosovë e Shqipëri, kanë nderuar me një homazh varrin e Ismail Qemalit, e më pas kanë ngritur flamujt e shteteve të tyre nën himnet kombëtare të secilit.


Ritmet popullore shqiptare kanë ftuar më pas të gjithë pjesëmarrësit të kapur përdore, duke kërcyer në sheshin e Flamurit. Gjithçka është kthyer në një festë të vërtetë, për tu zhvendosur më pas në ambientet e plazhit, ku u bë edhe çelja zyrtare e sezonit turistik të këtij viti. Kryebashkiaku i Vlorës ka patur këtë herë në krah veç deputetëve Isaraj dhe Deda, edhe kryekomunarin e Klinës (Kosovë), si dhe konsullin italian në Vlorë, Sergio Strozzi, e kreun e dhomës së tregtisë.
Nën një veshje sportive, Gjika ka kursyer fjalimet e gjata, duke thënë se do të vijojë të kontribuojë në mënyrë të dukshme në këto zhvillime, ndërsa ka uruar për një sezon të mbarë. Grupet festivaliste kanë vijuar të jehojnë edhe në skenën e vendosur tek moli, në zonën e plazhit, ndërsa shumë qytetarë sot kanë zgjedhur të frekuentojnë pikërisht zonën e Ujit të Ftohtë, ku edhe kanë vijuar aktivitetet sportive, kulturore. Dita me diellë ka favorizuar plazhistët, të cilët këtë të shtunë kishin mbushur plazhin publik, një zonë kjo që sot ka përjetuar një ditë të vërtetë festive

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors