Periudha 2005-2008, rritje 2-shifrore e investimeve

Investimet e huaja, rajoni është në konkurrencë

Vendet në zhvillim i japin një përparësi thelbësore thithjes së investimeve të huaja direkte (IHD) drejt ekonomive të vendeve të tyre. Teoria ekonomike nënvizon disa nga përfitimet ekonomike dhe financiare që burojnë nga rritja e IHD në ekonomitë e vendeve në zhvillim. Kështu, hyrja në vend e kompanive për qëllime biznesi - krahas krijimit të një fluksi hyrës financiar dhe hapjes së vendeve të reja të punës - rrit gjithashtu edhe produktivitetin dhe konkurrueshmërinë në industritë përkatëse.

Niveli i IHD-ve në një ekonomi në zhvillim varet nga disa faktorë kryesorë. Disa prej tyre varen drejtpërsëdrejti nga autoritetet vendase, ndërsa disa nga profile i tregut vendas. Kështu, madhësia e tregut; kostot e punës; konkurrenca ndër ajonale; dhe - disi më pak - stabiliteti i kursit të këmbimit, janë të gjithë faktorë që lidhen kryesisht me profilin e tregut vendas. Nga ana tjetër, stabiliteti politik dhe ai financiar janë dy përcaktues madhorë, të cilët janë të ndërlidhur kryesisht me autoritetet vendase. Në të njëjtën kohë, IHDtë janë elastike kundrejt kornizës përkatëse fiskale, lehtësirave të përkohshme e të përhershme si p.sh. masat e aplikuara mbi prurjet financiare dhe incentivave të tjera administrative.

Pas disa vitesh ecurie pozitive, në vitin 2008 flukset hyrëse të IHD-ve në vendet e Evropës Juglindore shënuan rënie. Kështu, pjesa më e madhe e vendeve ka njohur vlera negative të rritjes së IHD-ve, ndërsa një pakicë (ku përfshihet edhe Shqipëria) ka shënuar një rritje më të moderuar të këtyre flukseve krahasuar me vitin paraardhës. Duke qenë se pjesa më e madhe e investimeve të huaja direkte në rajon e ka origjinën nga vendet e zhvilluara të Eurozonës, problemet financiare dhe ekonomike në këto vende ndikuan në këtë rënie, fillimi i së cilës përkon me periudhën kur kriza u shfaq në Evropë.

Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka shënuar një rritje dyshifrore të këtij treguesi për vitin 2008. Ecuria e IHDve, për periudhën 2005-2008, dëshmon për një rritje dyshifrore të këtij treguesi në terma vjetorë. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors