Juventus duket se eshte ringjallur. Bardhezinjte pas fitores ne kampionat ndaj Xhenoas arrijne te mposhtin edhe Ajaksin ne Amsterdam me rezultatin 1-2, ne nje ndeshje te vlefshme per Ligen Europiane.
17 minuta nga nisja e takimit holandezet kalojne ne avantazh me ane te Miralem Sulejmani. Por skuadra e drejtuar nga Zakeroni arrin te kunderpergjigjet me Amaurin ne minuten e 32 i cili shfrytezoi mjaft mire nje top te marre prej De Celjes duke sigluar barazimin 1-1 per 45 minutat e para.
Ne pjesen e dyte megjithe perpjekjet e te dyja skuadrave goli vjen prej bardhezinjeve, qe ne minuten e 58 shenojne serish me ane te Amaurit. Minutat e mbetura vec kartonit te kuq per Salihamixhic nuk rezervojne ndryshim rezultati. Pas kesaj fitorje Juventus hedh nje hap drejt 1/8-es se ketij kompeticionit.
Ne ndeshjet e tjera ra ne sy humbja e Romes ndaj Panathinaikosit ne Athine. Golat e Vicinic dhe te Pizarros nuk mjaftuan per verdhekuqte ndaj 3 rrjetave te grekeve. Marseja fitoi ne transferte ndaj Kopenhagenit 3-1, Hamburgu mundi PSV 1-0, po 1-0 Liverpuli fitoi ndaj rumuneve te Unireas. (T.CH)
0 Comments:
Post a Comment