BE, po kerkeses se Shqiperise per anetaresim


Bashkimi Evropian, pranoi zyrtarisht dje kerkesen e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Ministrat e Jashtem te BE-se, te mbledhur diten e djeshme ne Bruksel, vendosen te pranojne aplikimin e Shqiperise per statusin kandidat, duke kerkuar tashme qe te pergatitet opinioni dhe te hapen negociatat. Mbremjen e djeshme, Keshilli i Ministrave te Bashkimit Evropian i kerkoi Komisionit qe te pergatise menjehere opinionin, mbi gatishmerine e vendit per te fituar statusin kandidat ne Bashkimin Evropian dhe hapjen e negociatave per anetaresim. Sipas procedures, Komisioni Evropian, do te jete ai qe do te dergoje pyetesorin qindra faqesh per autoritetet shqiptare.

Pas kesaj faze, do te duhet shume kohe, rreth 18 muaj, qe Komisioni te publikoje opinionin per kete ceshtje pas marrjes se pergjigjeve te pyetesorit nga Tirana zyrtare. Me marrjen e pergjigjeve, komisioni do te vleresoje nese Shqiperia eshte apo jo ne gjendje per te kaluar ne fazat e tjera drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Pak dite me pare, ishte Komisioni Evropian ai qe i hapi rruge Shqiperise, per statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian. Perfaqesuesit e perhershem te vendeve anetare te Bashkimit Evropian, rane dakord per te pranuar kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat, duke u dhene fund dilemave te deritanishme. Ambasadoret e 27 vendeve anetare te BE-se, vendosen qe t'i kerkojne shume shpejt Komisionit Evropian, qe te pergatise nje vleresim per gatishmerine e Shqiperise, per te nisur bisedimet per anetaresim ne bllok. Vendimi i krereve te diplomacise evropiane, u miratua dje nga ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian. Prej kohesh, nderkombetaret kane dhene sinjale te shumta mbi marrjen ne konsiderate te kerkeses se Shqiperise. Vetem pak dite me pare ministri i Jashtem italian, Franko Fratini gjate nje takimi me zv/kryeministrin, Ilir Meta premtoi se qe nga pranvera e ardhshme shqiptaret do te udhetojne pa viza drejt Evropes, fale nje procesi te pershpejtuar, duke qene se blloku eshte i kenaqur me progresin e Shqiperise qe deri me tani, po permbush ne terma te kenaqshem kushtet e vendosura nga Brukseli per liberalizimin e vizave. Vendi yne aplikoi ne 28 prill te ketij viti, per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Por shqyrtimi i kerkeses nga ana e vendeve anetare te BE-se, u shty per shkak te zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Zgjedhje qe luajten nje rol kyc ne marrjen ne shqyrtim te kerkeses, si dhe marrjen e vleresimeve nga ana e faktorit nderkombetar.

"Pranimi i kerkeses per statusin e kandidatit ne BE, vleresim per ne"

Presidenti Bamir Topi pershendet pranimin nga ana e anetareve te Keshillit te Bashkimit Evropian, te kerkeses se Shqiperise per statusin e kandidatit ne Bashkimin Evropian. "Ky vendim shume i rendesishem, eshte nje vleresim dhe besim ndaj perpjekjeve serioze te Shqiperise dhe shqiptareve, per te arritur qellimin madhor integrues, per t'u bere pjese e Evropes se Bashkuar", ka qene deklarata e djeshme e Presidentit Bamir Topi. "Sot duhet te jemi te gezuar, krenare edhe te ndergjegjshem, sepse ndodhemi me afer integrimit, me afer miqve tane dhe me afer popujve, te cilet standardet demokratike i kane busull te ndertimit te shoqerive te tyre. Dita e neserme eshte fillimi i nje angazhimi te ri cilesor dhe te pergjegjshem, per te gjithe shqiptaret. Une mendoj se ne, te gjithe bashke, jemi gati te perballemi me te", u shpreh kreu i shtetit shqiptar ne deklaraten e tij pershendetes, per kete hap historik te Shqiperise ne rrugetimin e saj integrues per ne "gjirin e familjes" se madhe evropiane. (Rozeta Rapushi - KohaJone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors