Deshmitari: Para vrasjes se policeve, Hasanaj dhunoi lokalin

Tirane- Procesi gjyqesor ne ngarkim te Afrim Hasanajt, i akuzuar per vrasjen e dy efektiveve te Policise Rrugore ka vazhduar me pyetjen e nje deshmitari. Zaim Brinja, ka treguar dje para gjykates se diten e ngjarjes ka qene tek lokali, ku punonte si pastrues. Aty ka ardhur i pandehuri i cili ka shtyre deren me force.

"Ate dite lokali ka qene i mbyllur, Hasanaj eshte futur brenda ka filluar te bertase, te thyeje pasqyren dhe pjatat dhe ka kerkuar qe t'i sherbehet. Ne ato momente ka dale Lumja, nga nje dhome e lokalit, eshte afruar tek banaku dhe ka thene cfare po ben. Ajo eshte trembur dhe eshte distancuar. Me pas une jam larguar nga frika. Nuk mbaj mend nese ate dite kishte persona te tjere ne lokal. Jam kthyer pas 10 minutash, kur i pandehuri ishte larguar.

Mesova qe Lumja kishte njoftuar policine per ngjarjen ne momentin qe eshte futur Afrimi", ka deklaruar dje deshmitari Zaim Brinja. Afrim Hasani akuzohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda per vrasjen e dy efektivave Shkelzen Dobrusha dhe Ramadan Hila me 24 mars te ketij viti ne fshatin Shen Meri te Kukesit. Hasanaj akuzohet nga prokuroria se ka konsumuar veprat penale te "vrasjes ne rrethana cilesuese" me shume se njehere", "shkaterrimit te prones", "kundershtim te punonjesve te policise se rendit publik" dhe "goditje per shkak te detyres".

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors