TIRANË - Njësia e operacioneve të vëzhgimit, pati edhe "ndihmën" e bashkëshortes së Dritan Dajtit në zbulimin e vendstrehimit të të shumëkërkuarit të dënuar me 25 vjet heqje lirie për "vrasje" dhe "arratisje nga burgu".
Burime të rezervuara të "Shekulli"-t pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët prej tre ditësh kanë asistuar në këqyrjen dhe hetimin paraprak të masakrës së Durrësit, thonë se zhvillimi i fizikut të bashkëshortes së Dajtit, ka qenë pikënisja e vëzhgimeve për të lokalizuar vendndodhjen e tij.
Kur është vënë re shtatzënia e Dorela Sotir Dajtit, e datëlindjes 27. 9. '78, kanë lindur dyshime të forta se Dritan Dajti ndodhej në Shqipëri. Në fakt, hetimet e deritanishme rrëzojnë një version, sipas të cilit, ai ka jetuar këto vite jashtë vendit.
Nuk ka asnjë të dhënë apo dokument që të provojë se ai e ka kaluar ndonjëherë kufirin shqiptar.
Duket se efektivët e policisë, konkretisht të sektorit të vëzhgimit, në rrugë operative janë informuar se bashkëshortja e Dritan Dajtit është shtatzënë, në muajin e 5-të ose të 6-të dhe prej disa kohësh kryente vizitat mjekësore në një klinikë private, tek njëri nga mjekët më të njohur gjinekolog në Tiranë.
Agjentët e Njësisë së Operacioneve Speciale janë vënë në ndjekje të bashkëshortes për të arritur tek i shumëkërkuari.
Pas vëzhgimit disaditor të lëvizjeve të bashkëshortes, që pas martesës ka marrë mbiemrin Dajti, policia, ditën e hënë ka fiksuar fytyrën e të shumëkërkuarit që kishte ndryshime nga koha e ikjes nga gjykata.
Që nga dita e hënë e deri të premten, mësohet se oficerët e policisë kishin ndërruar disa makina për të mos rënë në sy.
Paraditen e datës 7 gusht, eprorët e zyrës së Njësive të Operacioneve Speciale, kanë thirrur në detyrë një togë të këtij grupi të përbërë prej 13 agjentëve të policisë, të cilët janë shpërndarë në detyra të ndryshme, ku dy prej tyre po vëzhgonin lëvizjet e gruas së të shumëkërkuarit në Durrës.
Dy të tjerë po vëzhgonin një rrugicë në rrugën "Sami Frashëri", ku ishte strehuar i shumëkërkuari, ndërkaq, dy të tjetër po ndiqnin makinën që vozitej nga kunati i Dajtit, i arrestuari Ergest Xhoxhi dhe shoku i tij, Ledion Mara, ndërsa 7 agjentë të tjerë, ku mes tyre ishin edhe katër agjentët e vrarë, po prisnin poshtë pallatit të identifikuar si streha e Dajtit prej disa muajve.
Me të dalë i shumëkërkuari nga rrugica, dy makinat me agjentët brenda janë nisur në ndjekje të tij, ku njëra makinë është ndarë në Rrogozhinë, ku ata kishin kaluar për të humbur gjurmët dhe për të parë se mos po ndiqeshin.
Ndërkohë, poshtë pallatit në Durrës prisnin agjentët nën drejtimin e të ndjerit tashmë Fatos Xhani, të cilët me të parë makinën që ka ardhur dhe kërkon parking, janë organizuar për të ndërhyrë, nga ku më pas erdhi shkëmbimi i zjarrit, e ku për pasojë, i shumëkërkuari ekzekutoi me nga një plumb katër agjentët e policisë dhe "të besuarin" e tij (pa dashje) Ledion Mare.
Ndërkohë, grupit operacional në Durrës, i janë bashkëngjitur më pas edhe agjentët e tjerë, edhe ata që po vëzhgonin bashkëshorten e Dajtit, që me vajzën e tyre 10 vjeçe, po bënte plazh në bregdet. Mësohet se prej disa kohësh, bashkëshortja e Dajtit jetonte tek prindërit në qytetin e Lushnjës dhe lëvizte vetëm kur i vëllai Xhoxhi e merrte me makinë që andej.
1 Comments:
Më diagnostikuan me rezervë të dobët ovariane dhe me një prognozë shumë të keqe për të pasur një fëmijë me vezët e mia. Madje më dhanë mundësinë të merrja në konsideratë vezët e donatorëve. Kjo ndodhi rreth korrikut 2022. U ndjeva absolutisht e shkatërruar nga lajmi dhe organizova një fertilizim in vitro për nëntor 2024, por edhe ky proces dështoi. Duke qenë se nuk kisha asgjë për të humbur, kontaktova Dr. Agbazara-n që takova në internet dhe ai më dërgoi produktin e tij bimor. Besojeni ose jo... brenda pak javësh pas ndihmës së tij, jam shtatzënë. Kontaktojeni sot për çdo lloj problemi dhe jini të lumtura si unë nëpërmjet 📧email-it në: ( agbazara@gmail.com ) Ose nëpërmjet Whatsapp +2348104102662
Post a Comment