Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, nuk përjashtojnë mundësinë e bashkimit me Kosovën, nëse bashkësia ndërkombëtare, ndryshon qëndrim. Kështu u shpreh në një intervistë për Bbc-në, kryetari i komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi.
Komentet e tij, pasojnë deklaratat e kongresmenit amerikan, Dana Rohrabaker, për shkëmbim territoresh, mes Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja zgjidhje funksionale, për stabilizimin e rajonit.
Rohrabaker është i mendimit se rajonet pranë kufirit, me shumicë shqiptare, duhet të bëhen pjesë e Kosovës. Ndërkaq, sipas tij, zonat në veri të lumit Ibër, që kryesisht banohen nga serbë, mund të përfshihen në territorin e Serbisë. Por, në reagimin e menjëhershëm, Beogradi zyrtar, i kundërshtoi idetë e ligjvënësit amerikan.
0 Comments:
Post a Comment