Ekstradohet nga Gjermania një i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Lajmi është dhënë nga policia, e cila bën me dije se Zyra e Interpol Tiranës realizoi ekstradimin nga Mynihu drejt Shqipërisë të shtetasit Adhurim Sallmoni nga Durrësi.
Ky shtetas, është dënuar në vitin 1994 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me burgim të përjetshëm për veprat penale të "vrasjes për motive të dobëta", "tentativë vrasje", "shpërdorimit të armatimit dhe shkeljes së rregullave të shërbimit ushtarak".
Ngjarja për të cilën akuzohet ai, sipas Policisë së Shtetit, ka ndodhur më tetor të vitit 1990, kur Adhurim Sallmoni në bashkëpunim me Edmond Gjoka kanë rrëmbyer motoskafin e kufirit në Durrës, dhe kanë realizuar vrasjen e nënoficerit Ilir Gjyrdeti, ushtar Arben Legisi dhe kanë tentuar të vrasin ushtarin Ilir Goxhomani.
Bëhet e ditur gjithashtu se arrestimi dhe më pas ekstradimi i tij erdhi si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Wiesbaden.
0 Comments:
Post a Comment