Itali, arrestohet “Toni Montana” shqiptar

Policia e Romes, arrestoi 32 vjecarin shqiptar, i cili sic bejne te ditur mediat italiane kishte idhull perzonazhin e Toni Montanes. Ajo qe i ra ne sy policise ishte stili i arredimit te apartamentit te hajdutit, qe ngjante me shtepine tek filmi "Njeriu me shenje".

ROME-Autoritetet policore italiane kane arrestuar sot ne mengjes nje hajdut shqiptar qe me sa duket nga aktivititeti i tij kriminal kishte arritur te bente nje jete luksoze. Policia e Romes, arrestoi 32 vjecarin shqiptar, i cili sic bejne te ditur mediat italiane kishte idhull perzonazhin e Toni Montanes, ne filmin “Njeriu me Shenje”, interpretuar nga Al Pacino ndaj edhe perpiqej ta imitonte ate ne cdo levizje. I arrestuari me inicialet, D.V, bente pjese ne nje bande hajdutesh qe vidhnin shtepite e pasanikeve dhe emrave te njohur te botes se sportit dhe spektaklit. Shqiptari kishte vjedhur shtepine e ish futbollistit te njohur te Lacios, Giuseppe Signori. Ne apartamentin e hajdutit, policia gjeti shume objekte me vlere, sende prej ari, mermeri etj me vlere 200 mije euro te cilat ju i shihni edhe ne foto. Nuk perjashtohet mundesia qe hajduti shqiptar te kete vjedhur edhe shtepine e personalitetit italian te botes se spektaklit, Renzo Arbore. Ajo qe i rane ne sy policise ishte stili i arredimit te apartamentit te hajdutit shqiptar, qe ngjante me shtepine e Toni Montanes ne filmin "Njeriu me shenje".(d.b/Repubblica/BalkanWeb/KohaShqiptare)












0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors