TIRANE- Ekzekutohet me plumb ne koke deshmitari okular i vrasjes se taksistit, Festim Hoxha. Ramazan Dorzi, 58 vjec eshte qelluar nga nje person ende i paidentifikuar. Krimi sipas policise dyshohet te kete ndodhur per motive te hakmarrjes.
Ngjarja ka ndodhur dje pasdite vone ne Yzberisht, ku viktima jetonte prej 20 vitesh, pas largimit nga Peza, vend ne te cilin ishte lindur. Policia tha se viktima njihej si njeri problematik. Nderkohe qe ndaj tij ishin kryer ishin kryer tre atentate, qe pas vrasjes se taksistit rreth dy vjet me pare. Ne momentin e krimit, Dorzi mbante me vete nje pistolete, mesa duket, per t'u ruajtur ndaj cdo rreziku eventual.
Ngjarja
Ramazan Dorzi dje rreth ores 18:00 ishte duke pire kafe, se bashku me nje shokun e tij, te njohur me emrin Bledi. Mesohet se nje person ende i paidentifikuar, i eshte afruar dhe i ka vendosur pistoleten mbas koke. Me pas ka shkrepur nje here kembezen, duke i shkarkuar vdekjen e menjehershme. Sipas burimeve nga policia autori i kesaj ngjarje ka vazhduar te ece drejt rruges, per ne Yrshek. Pasi ka futur armen ne nje cante qe mbante ne dore, ka nisur te vrapoje. Nderkohe qe deshmitarit okulare te kesaj ngjarjeje, i cili po merret ne pyetje, i ka rene te fiket dhe me tej u shoqerua ne polici. Efektiva te komisariatit numer 6, shefi i Seksionit Kunder Krimit ndaj Jetes dhe Shendetit, Dritan Dorda, Drejtori i Policise se Tiranes, Tonin Voci, Zevendesdrejtori i Policise, Gjergj Jorgo, si dhe efektiva te komisariatit numer 6, kane kryer veprimet e para hetimore. Ne te njejten kohe policia ka nisur keqyrjen e baneses se viktimes.
Hetimet
Policia e kryeqytetit ka nisur hetimet per nje hakmarrje te mundshme ndaj viktimes. sipas burimeve nga policia viktimes i eshte gjetur nje pistolete te cilen e kishte ne brez. Mesohet se prej disa kohesh ndaj tij ishin bere disa atentate. Policia ka marre ne pyetje disa deshmitare okulare te cilet jane ndodhur ne vendin e ngjarjes. Nderkohe qe personi, i cili ka pare edhe autorin e krimit ka qene shoku i tij, me te cilin ishte duke pire kafe ne momentin e ngjarjes. Sipas deshmitareve, viktima ishte baba i dy femijeve. Prej 7-8 vitesh Dorzi ishte i ndare nga bashkeshortja e tij dhe jetonte ne lagjen Yzberisht te Tiranes.
1 Plumb Ne koke eshte qelluar dje Ramazan Dorzi, i njohur si deshmitari okular i vrasjes se taksistit Festim Hoxha. Autori i ka vene pistoleten ne koke dhe me pas ka shkrepur kembezen e armes. Nderkohe qe viktima ka gjetur vdekjen e menjehershme.
Motivi
Policia e kryeqytetit eshte duke hetuar per nje hakmarrje te mundshme ndaj viktimes. Sipas burimeve ndaj viktimes ishin kryer disa atentate, por ky i fundit kishte arritur te shpetonte. Dyshohet se viktima ishte ndjekur prej disa kohesh nga personi qe e ka qelluar.
Dyshimet
Nga deshmite e banoreve te Yzberishtit dyshohet se viktima ka pesuar disa atentate dhe kishte probleme, duket te kishte hasmeri me nje person. Ndersa mesohet se ne vitin 1997 i eshte vrare nje vella, Shyqyri Dorzi
Atentatet e meparshme ndaj viktimes se djeshme
Tri kane qene atentatet kunder Ramazan Dorzit, viktimes se ngjarjes se pasdites se djeshme. I pari daton diten kur mbeti i vrare shoku i tij Festim Hoxha, taksist, me te cilin ka qene kur disa persona u dolen para rruges se Mezezit, duke u kthyer per ne Yzbersisht. Ngjarja ndodhi mbremjen e dates 19 prill te vitit 2006, ne fshatin Mezez te Tiranes, kur Festim Hoxha po udhetonte me automjetin te tipit "Mercedez- Benz", me targa te verdha TR 416 B, qe mendohet se levizte nga fshati Mezez ne drejtim te Tiranes. Ne ate kohe Dorzi u plagos ne krah dhe ne kembe. Per kete atentat u akuzua vellai i Petrit Driza, Riza Driza, i cili nuk e pranoi krimin. Atentati i dyte i eshte bere ne banesen ku jetonte, ku i eshte vendosur nje sasi e konsiderueshme tritoli, por pa pesuar ndonje demtim dhe duke i shpetuar mrekullisht atij. Ndersa atentati tjeter i eshte bere disa kohe me pare, ku persona ende te paidentifikuar e kane qelluar me pistolete por pa mundur ta vrasin, per t'ia lene vendin atentatit te djeshem, ku autori nuk gaboi si ne tri atentatet e tjera.
0 Comments:
Post a Comment