Barazim 1-1, me Gjeorgjine. Pas humbjes se pesuar ne minuten e fundit me Portugaline por me nje loje premtuese, trajneri Josip Kuzhe shenon rezultatin e pare pozitiv, ne krye te kuqezinjve. Kroati si mision ne kete miqesore kishte qe te vezhgonte lojtaret e rinj ne moshe, per t'i seleksionuar me vone ne radhet e kuqezinjve. Nje rast i paster ne fund te ndeshjes, me autor Ansi Agollin mund t'i kishte dhene edhe fitoren kombetares.
Gjithsesi loja e disa lojtareve, ku u provuan te gjithe te thirrurit ishte e kenaqshme dhe trajneri nuk permendi emra, pasi pritet qe gjate veres te deklaroje edhe ndryshimet e nevojshme ne kombetare. Ndaj Gjeorgjise, Muzaka, Vila, pervec Agollit qe eshte pjese e kombetares, u aktivizuan qe nga minuta e pare. Por edhe Lila qe u aktivizua ne pjesen e dyte, apo Berisha dhe Hyka, ishin ne nje prove para trajnerit Kuzhe. Ndeshja nisi shume shpejt me gol per Gjeorgjine. Miqte pas nje zbritje te shpejte ne zonen tone shenuan ne '2, me ane te D'valiashvilit, qe pas nje krosi te sakte, kerceu dhe me koke e dergoi topin ne rrjete, pa i dhene mundesi portierit Saimir Ujkani, qe te nderhynte ne kohe. Ne pjesen e pare te ndeshjes kombetarja jone nuk krijoi shume raste, per te barazuar rezultatin e ndeshjes. Lojes se kuqezinjve i mungoi agresiviteti, per shkak te vendosjes se mire te miqve, ne repartin e mbrojtjes. Ndonese kuqezinjte aktivizuan dy sulmues qe prej fillimit, Salihin dhe Kapllanin, qe krijuan disa mundesi, e mbyllen pjesen e pare ne disavantazh dhe pa shkelqimin e duhur. Kuqezinjte e perqendruan lojen e tyre ne krah, ku u dalluan ne levizje Agolli dhe Muzaka, dy futbolliste te Tiranes, njeri prej te cileve eshte aktualisht pjese e kombetares se pare. Ne pjesen e dyte loja e kombetares ndryshoi ndjeshem. Kuqezinjte ishin me kerkues per te gjetur golin e barazimit, duke krijuar disa raste te pastra. Pas disa rasteve te humbura, ne '58, Ansi Agolli provoi me nje goditje te forte tokazi nga jashte zones dhe topi perfundoi ne rrjete. Pas barazimit kombetarja e zhvendosi lojen ne gjysmefushen e miqve, por para portes u pa edhe nje egoizem i tepruar i lojtareve, cka solli humbjen e disa rasteve te pastra per te gjetur fitoren.\
Formacioni baze
Trajneri kuqezi, Kuzhe ne fillim te ndeshjes me Gjeorgjine hodhi ne fushe kete formacion baze: Ujkani, Vangjeli, Beqiri, Dallku, Curri, Muzaka, Vila, Agolli, Bulku, Salihi, Kapllani. Ne ndryshim me Portugaline, dje kombetarja aktivizoi dy sulmues.
Ne pjesen e dyte
Trajneri Kuzhe aktivizoi ne pjesen e dyte edhe lojtare te tjere qe ishin grumbulluar per kete miqesore si: Lila, Bylykbashi, Teli, Hyka, dhe G. Lika. Josip Kuzhe krijoi nje ide te qarte per secilin prej tyre dhe pritet te deklaroje verdiktet finale.
Tifozet kuqezi, serish prane kombetares
Ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" ishin te pranishem edhe nje pjese e mire e tifozeve kuqezi, qe edhe pse ne nje ndeshje miqesore nuk reshten se bertituri, ne perkrahje te ekipit. Ne ritmet e muzikes, ne pjesen e dyte te ndeshjes numri i tifozeve eshte shtuar, pas hapjes se portave. Per te ndjekur ndeshjen ne tribunen A, ishin edhe mjaft trajnere dhe futbolliste te shumte shqiptare. Mbyllet sezoni pas perfundimit te ketij takimi miqesor, per kombetaren tone, qe do te prese muajin gusht, per te luajtur nje ndeshje tjeter miqesore, ndaj Qipros.
0 Comments:
Post a Comment