
TIRANË- Zëdhënësi i KQZ Leonard Olli publikoi sot në orën 10:00 të dhënat e fundit të numërimit të votave në të gjitha qarqet e vendit. Sipas tij numerimi po vazhdon normalisht por me ritme te ngadalta. Ka evidentuar vetem nje rast ne Bushat ku eshte pezulluar numerimi pasi mungon nje numerues, me zevendesimin e tij procesi do te vijoje.
Te dhenat e meposhtme tregojne se PD dhe PS kane nje diference te vogel mes tyre. Gjithsesi theksojme se deri tani jane numeruar vetem 15 per qind e votave te hedhura ne kutite e qendrave te votimit.
Shihni përqindjen e koalicioneve:
Qarku Tiranë
Koalicioni i djathtë 42.01 për qind
Koalicioni i majtë 49.01 për qind
Koalicioni i LSI 4.84 për qind
Qarku Durrës
Koalicioni i djathtë 50.88 për qind
Koalicioni i majtë 38.99 për qind
Qarku Korçë
Koalicioni i dhjathtë 49.06 për qind
Koalicioni i majtë 45.16 për qind
Koalicioni i LSI 4.34 për qind
Qarku Fier
Koalicimi i djathatë 43.45 për qind
Koalicioni i majtë 49.93 për qind
Qarku Berat
Koalicioni i djathtë 34.48 për qind
Koalicioni i majtë 52.54 për qind
LSI koalicion 12.01 për qind
Qarku Shkodër
Koalicioni i djathte 57.06 per qind
Koalicioni i majtë 36.48 për qind
LSI koalicion 3.75 për qind
Poli i Lirisë 2.00 për qind
Qarku Lezhe
Koalicioni i djathte 58.05 per qind
Koalicioni i majte 34.04 për qind
Koalicioni i LSI 4. 01 per qind
Poli i Lirise 3.0 9 për qind
Qarku Gjirokastër
Koalicioni i djathtë PD 52 .01 për qind
Koalicioni i majtë 44.33 për qind
Koalicioni i LSI 2.5 për qind
Qarku Vlorë
Koalicioni i djathtë 40.03 për qind
Koalicioni i majtë 43.03 për qind
Koalicioni i LSI 4.67 për qind
Qarku Kukës përfundon numërimi
Koalicioni i djathtë 67.33 për qind
Koalicioni i majtë 28.02 për qind
LSI 1.01 per qind
***********
Krahasimi mes votave te numeruara dhe atyre te mbetura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet paraprake deri në këto momente për 139 Qendra Votimi të Qarkut të Tiranës për të cilat ka përfunduar numërimi i votave, nga 536 QV që ka gjithsej ky qark. Numri i zgjedhësve që kanë votuar eshte 64 275.
Sipas KQZ deri në këto momente ka përfunduar numërimi i 61 Qendrave të Votimit të Qarkut të Gjirokastrës, nga 285 QV që ka gjithsej ky qark. Në total numri i zgjedhësve që kanë votuar në këtë qark është 5783 ose 4.75 përqind.
Në Qarkun e Durrësit ka përfunduar numërimi në 37 Qendra Votimi nga 352 QV në total. Numri i zgjedhësve që kanë marrë pjesë në votime në këtë qark është 14.536 ose 5.1%
KQZ deklaron se në qarkun e Lezhës janë numëruar deri tani 62 Qendra Votimi nga 244 në total. Numri i zgjedhësve, të cilët kanë marrë pjesë në procesin e votimit është 13543.
Në Elbasan janë numëruar deri tani votat e 75 Qendrave të Votimitnga 550 QV që ka gjithsej ky qark. Numri i zgjedhësve që kanë votuar është 25. 692 votues.
Në Qarkun e Fierit ka përfunduar numërimi në 68 kuti votimi nga 488 që është totali i tyre.
KQZ bën të ditur se në qarkun e Korçës janë numëruar deri tani kutitë e 74 Qendrave të Votimit nga 421 QV që ka gjithsej ky qark.
0 Comments:
Post a Comment