Vendimi per ish kreun e qeverise se Kosoves vjen 3 vjet pasi gjykata nderkombetare per krime lufte ne Hage ngriti akuzen per krime kunder njerezimit ndaj ish komandantit te UCK dhe dy shokeve te tij Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj. Gjykata e Hages ka shpallur të pafajshëm edhe Idriz Balajn , ndersa ka denuar me 6 vjet burg Lahi Brahimajn
Gjykata nderkombetare per krime lufte ne Hage shpall te pafajshem ish kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinaj. Ai eshte liruar nga akuzat e ngritura ndaj tij rreth 3 vjet me pare per tortura, vrasje, perdhunim dhe deportim gjate luftes se vitit ‘98- ’99. Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm te Haradinajt pas përfundimit të formaliteteve të nevojshme.
I pafajshem u shpall për akuzat e Prokurorisë së Hagës edhe I akuzuari tjeter per krime kunder njerezit Haradin Bala, ndersa i akuzuari i trete Lahi Brahimaj u denua me gjashtë vjet burg per akuzen e keqtrajtimit dhe tortures. procesi gjyqësor ndaj zotit Haradinaj dhe dy te tjereve ka nisur ne 5 mars 2007 dhe ka përfunduar më 23 janar të vitit 2008.
Vendimi është pritur me interesim të jashtëzakonshëm në Kosovë. Nderkaq gjatë ditës, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shprehur besimin e tij në pafajësinë e Haradinaj, duke e çmuar “procesin, rolin bashkëpunues, që e ka pasur vetë zoti Haradinaj në këtë periudhë”. (em/balkanweb)
0 Comments:
Post a Comment