Delijorgji rrefen diten e tragjedise

Redinalda Caushaj
E Premte, 28 Mars 2008


Pronari i firmes amerikane te demontimit, “South Ammunition Company Inc”, Patrick Henry, diten e shperthimit ka qene ne Shqiperi. Kete fakt e ben te ditur administratori i firmes “Alba Demil”, Mihal Delijorgji, i cili e ka takuar ne Durres dhe me pas e ka lene ne ate qytet per t’u kthyer ne Tirane, sapo ka mesuar per shperthimin ne fabriken e Gerdecit. Delijorgji pohon se nuk ka pasur asnje njohje me Kryeministrin Sali Berisha, ndersa biznesmenin Kosta Trebicka e ka takuar per here te pare ne vitin 2006, ne Rinas, kur ky i fundit i eshte prezantuar vete. Ne nje interviste te dhene per gazeten “Koha Jone”, kreu i firmes sqaron se nuk ka pasur dijeni ne lidhje me trafik armesh, nderkohe qe ky i fundit ben te ditur se firma amerikane ka transportuar barut ne vende te ndryshme, e kryesisht ne Gjermani.

Ku ishit ne momentin qe ndodhi ngjarja?

Ne ato momente kam qene ne Durres, ne nje nga firmat e mia, “Perparimi”, se bashku me pronarin e firmes amerikane “Southern Ammunition Company Inc”, Patric Henry II. Ishim per dreke. Me pas me ka telefonuar Dritani per shperthimin.

Çfare ju tha me saktesi?

Sapo kishte nisur shperthimi, ishin momentet e para, kur me telefonon Dritani, drejtori teknik dhe me thote qe fabrika kishte marre zjarr. Ai me tha qe do te telefononte zjarrfikesit si dhe ambulancen. Ne ato momente i kam thene qe te mos bente asnje veprim, por qe te lajmeronte te gjithe punonjesit qe te dilnin nga fabrika menjehere. Me pas nuk kam folur me te per disa minuta.

Ju çfare bete ne ato momente?

Kam dale nga firma “Perparimi” ne Durres dhe jam nisur per ne Tirane vetem. Kur jam afruar ne autostradem me kane kaluar disa predha, te cilat per pak me kane prekur. Ne kete moment ka ndodhur edhe shperthimi i dyte. Kam gjetur nje nuse, te cilen e kam marre me makine dhe e kam sjelle ne Tirane. Me pas jam kthyer serish ne Vore. Aty kam takuar pjesetare te Shtabit te Pergjithshem. Kam gjetur numrin e Luan Hoxhes, te cilin e kam telefonuar dhe i kam bere te qarte se do t’i jepja te gjitha te dhenat qe ai do te donte te kishte.

Po me drejtuesin amerikan, a jeni takuar me ate dite?

Jo. Te nesermen (dita tjeter pas shperthimit), ai eshte nisur per ne Amerike, rreth ores 12:00. Kaq kam arritur te marre vesh.

Kur keni deshmuar per here te pare?

Per here te pare kam dhene deklaratat e mia ne Bashkine e Vores, ku jam pyetur nga prokuroret qe po merreshin me hetimin. Ju kam afruar ndihmen time.

A ka pasur fadrome ne fabrike?

Jo, ka qene shume larg fadroma nga fabrika.

Dokumentet qe jane gjetur ne fabrike a jane te rregullta?

Sigurisht. Te gjitha dokumentet e mia jane te rregullta. Edhe ato qe kane qene ne kasaforte te fabrikes jane te rregullta qe te gjitha. Dokumentet kane qene edhe ne kasaforten e fabrikes dhe keto mund te verifikohen. Aty mund te gjesh hyrje-daljet qe jane bere.

Konkretisht me çfare merreshit ju si administrator i firmes “Alba Demil” ?

Une kisha vetem pjesen e demontimit te fishekeve dhe predhave, asgje tjeter. Ashtu edhe siç ishte parashikuar ne kontrate. Vetem me kete pjese jam marre gjithmone. Sigurisht qe kishte edhe fitimin e saj.

Po me pas ku shkonte baruti?

Di qe nje pjese e barutit eshte derguar ne Gjermani. Kete gje e ka bere pikerisht pronari i firmes amerikane.

A eshte kryer trafik armesh?

Nuk di gje per kete pjese. Une nuk kam dijeni pasi vete jam marre vetem me anen e demontimit. Se çfare mund te jete bere me te tjeret s’e di.

Pse punetoret tuaj nuk kane qene te siguruar?

Se bashku me Dritanin kishim menduar edhe per sigurimin e te gjithe punonjesve. Por keta te fundit vinin vetem dy dite qe punonin e me pas largoheshin. Nuk kane qene punetore stabel. Kjo ka qene arsyeja qe nuk jane siguruar.

A keni dijeni pse demontimi do te kryhej ne Gerdec?

Nuk e di fare. Kjo ka qene nje zgjedhje e ministrise.

A e njihni Shkelzen Berishen?

Jo, nuk e njoh fare si person dhe nuk kam pasur asnjehere lidhje me te.

Si u punesua Muhamet Hoxha ne fabrike?

Ma rekomanduan per ta marre ne fabrike. Dhe i ofrova nje pune ne magazine. Ishte thjesht punonjes. Nuk e njihja fare. Ai bente punen e tij.

Si ishin kushtet ne fabrike?

Per te pasur kushte te mira, firma amerikane edhe kishte shpenzuar shume. Mbi 3 milione euro jane shpenzuar vetem per rregullimin e fabrikes. Nderkohe qe mbi 2 milione jane hedhur per mjetet, me te cilat do te kryhej çmontimi.

Po me Efraim Diverolin, a njiheshit?

Jo, nuk njihesha dhe as e kisha degjuar. Vetem me Kosta Trebicken isha takuar rastesisht dy vjet me pare e jo me pas. Ndersa per pergjimin, kam degjuar se eshte bere ne korrik te vitit te kaluar dhe nuk ka pasur lidhje me aktivitetin tim.



Takimi ne Rinas me biznesmenin Trebicka

Dy vjet me pare ne aeroportin e Rinasit, dy biznesmenet Kosta Trebicka dhe Mihal Delijorgji jane takuar krejt rastesisht. Kreu i firmes “Alba Demil” dhe “Perparimi”, thote se Trebicka i ka folur vete, pasi nuk e njihte, ndersa ndodheshin ne ambientet e brendshme te aeroportit. “Ka qene rastesi. Isha ne aeroport, kur me eshte afruar Kosta. Nuk e njihja fare, por ai vete m’u afrua e me ka folur per çeshtje biznesi”, shpjegon Delijorgji, ndersa pret procesin gjyqesor per akuzen e “shkeljes se rregullave per lendet plasese e radioaktive”. I pyetur se per çfare çeshtjeje kishin biseduar, Delijorgji thote se Trebicka i kishte ofruar disa prona, siperfaqe toke per t’ia shitur, por me pas nuk kishin biseduar me.



Ne ditar shenimet per çdo zhvillim

“Pistoleten e gjeta ne fabrike dhe e futa ne kasaforte”

Arma e gjetur ne kasaforte, dy dite me pare, i perkiste Dritan Minxhollit, drejtorit teknik te firmes “Alba Demil”. Por kjo nuk ishte nje arme e blere. Sipas drejtorit, qe gjendet i izoluar ne qeli, pistoleta ishte gjetur rastesisht ne repart, ndersa i ka pelqyer dhe e ka futur brenda ne kasaforte, se bashku me dokumentet. Madje, bashke me shkresat mbante dhe nje ditar, ku hidhte zhvillimet e çdo dite. Dritan Minxholli ka pohuar dje per gazeten “Koha Jone” se ka pasur nje arme, te cilen e kishte vendosur ne kasaforten e fabrikes. Armen, sipas tij, e ka pelqyer menjehere sa e ka pare ne fabriken e Gerdecit. Ky i fundit ka sqaruar se ka pasur te rregullta te gjitha dokumentet perkatese dhe veprimet e kryera. Minxholli eshte marre edhe me drejtimin e punes ne fabrike, duke u marre me punonjesit qe kane qene aty. Madje, ne ditarin personal shenonte çdo dite pune, te dhena per punetoret dhe zhvillime te tjera. Ditari dhe arma pistolete gjenden ne duart e prokurorise qe i ka perfshire ne dosjen hetimore. Ndersa per prezencen e femijeve, Minxholli ka shpjeguar se vetem dy prej tyre shoqeronin nenat ne fabrike dhe se ne kontraten e dyte nuk ishin parashikuar te moshes ne 17 vjeç.



Avokati:“Aktiviteti i klienteve i ligjshem”

Avokati mbrojtjes i Dritan Minxhollit dhe Mihal Delijorgjit, pritet te apeloje sot masen e sigurise ne ngarkim te dy klineteve te tij. Mungesa e provave, te cilat nuk jane paraqitur ne Gjykaten e Tiranes gjate caktimit te mases se sigurise nga prokuroria, eshte edhe argumenti qe mbrojtesi ligjor, Arben Prifti, deklaron per gazeten “KJ”. Dokumentet e rregullta, te cilat ndodheshin ne fabrike, kontratat, bilancet si dhe hyrje-daljet e shenuara nga dy prej te arrestuarve te tragjedise se Gerdecit, jane te tjere fakte qe, sipas tij, flasin per ligjshmerine e aktivitetit. Prifti shpjegon se menjehere pasi te zbardhet vendimi i mases se sigurise, do te mbrohet ne Gjykaten e Apelit, ndersa thote se klientet qe mbron jane persona qe nuk perbejne rrezikshmeri shoqerore dhe te gatshem per te ndihmuar familjet e demtuara nga tragjedia. “Nese do te ishin fajtore, do ishin larguar nga vendi dhe nuk do jepnin ndihme te demtuarve”, shprehet Prifti. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors