Strategjia, 2007 kalon parashikimet e 2012

Ekspertet qe kane hartuar strategjine e turizmit duhen te kene qene tejet modeste, kur kane parashikuar qe ne vitin 2012 do te gjeneroheshin vetem gjyma e te ardhurave qe kane hyre ne ekonomine vendase ne 9 muajt e ketij e vitit 2007. Sipas percaktimeve ne strategjine e Turizmit, prurjet valutore nga ky sektor do te ishin vetem 400 milione dollare ne vitin 2012, kur ne fakt ato kane arritur ne mbi 750 milione euro gjate janar-qershor 2007.

Strategjia aktuale per zhvillimin e sektorit ne fjale parashikon se, potenciali i turizmit behet i arritshem nepermjet nje kombinimi te turizmit te detit dhe plazhit, atij te interesit te vecante dhe atij te konferencave te qendrave urbane, me rendesine e tyre te tregut, qe ndryshon gjate viteve. Ne periudhen afat-shkurter, fokusimi i huaj drejtohet ne tregjet fqinje, qe gjenerojne burime per turizem. Shqiptaret etnike qe jetojne jashte dhe vizitojne miqte dhe te afermit jane vizitoret me te rendesishem nderkombetare. Ne periudhen afatgjate, me koncentrimin ne turizmin e detit dhe plazhit, synohet te terhiqet nje numer i konsiderueshem turistesh nderkombetare, kryesisht nga Evropa. Ne periudhen afatshkurter dhe afatmesem, koncentrimi ne turizmin e interesit te vecante dhe atij te promovueshem te biznesit te konferencave, ka per qellim te terheqe turistet nderkombetare. Mirepo zbatimi i kesaj strategjie eshte e koncentruar per sa kohe rajoni ofron konkurrence te madhe. Konkurrentet e drejtperdrejte jane Kroacia, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia dhe Turqia, por gjithashtu dhe “destinacionet e pritshem” si Qipro. Fondet qe qeveria ka parashikuar per mbeshtetjen e turizmit ne 2008, jane vetem 150 milione leke, nje vlere tejet modeste per sektorin prioritet te ekonomise. Kjo shume do te perdoret per nderhyrje me qellim permiresimin e kushteve ne objekte fetare ne te gjithe territorin e vendit dhe per t’i dhene nje shtyse te re turizmit fetar, vecanerisht pelegrinazheve. Kjo nisme synon ne terheqjen e vizitoreve vendas prane ketyre lokaliteteve terheqese me bukuri natyrore e kulturore, por edhe atyre te huaj.

Shqiperia, ne top-listen me rritjen me te madhe ne turizem

Ne listen e vendeve, qe premtojne rritje ne sektorin e turizmit ne dhjete vitet e ardhshme, hartuar nga Keshilli Boteror i Turizmit dhe Udhetimeve, Shqiperia ndodhet ne vendin e nente. Masterplani i zhvillimit dhe menaxhimit te integruar te bregdetit te jugut perben nje sfide per te ardhmen e turizmit shqiptar. Zhvillimi i zones se bregdetit te jugut behet duke pasur parasysh qe mos te perseritet pervoja negative e betonizimit te Golemit. Deri tani tradicionalisht ka qene tregu i shqiptareve nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi qe ka furnizuar sherbimet turistike. Vendet qe frekuentohen shpesh, vazhdojne te mbeten ata qe kane qene. Vendet e Mesdheut jane shume te preferuar. Spanja, Italia vazhdojne te jene ne vendin e pare dhe kjo tendence nuk pritet te ndryshoje. Por edhe udhetimet e largeta per ne Azi, Afrike dhe Amerike jane shume te kerkuar per shkak te debatit aktual per mbrojtjen e klimes.

DURRES 11 agjenci udhetimi

GJIROKASTER nje agjenci udhetimi

KORCE 4 agjenci

FIER nje agjenci

LUSHNJE nje agjenci

SARANDE 4 agjenci

TIRANE 67 agjenci

ELBASAN dy agjenci

KRUJE nje agjenci

PESHKOPI nje agjenci

POGRADEC nje agjenci

SHKODER 8 agjenci

VLORE dy agjenci

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors