Droge ne burg per te denuarit. Nje 36-vjecar eshte ndaluar nga gardianet e Burgut 302 ne Tirane, pasi iu kap ne cilesine e proves materiale, gjate kontrollit, nje sasi prej 1 gr kokaine, qe dyshohet se ishte porositur nga te denuar “VIP”, qe jane izoluar ne godinen, e cila ndodhet ne rrugen “Mine Peza”.
Burime zyrtare te policise thane se i ndaluari eshte Klevis Mezini dhe konstatimi eshte bere brenda ambienteve te burgut, ndersa i riu kishte sjelle furnizim me ushqime per nje nga te afermit e tij qe gjendet ne qeli. Droga mesohet se i eshte gjetur e fshehur ne xhep. Policia nuk beri te ditur emrat e te denuarve te dyshuar qe kishin porositur kokainen, qe kushton me shume nga heroina dhe eshte me e paster. Mesohet se Mezini ishte porositur nga nje prej te arrestuarve “VIP”, qe gjenden ne burgun e sigurise se larte, qe eshte dhe mjaft i njohur ne publik. Hetimet per kete rast po i ndjek sektori i antidroges ne policine e Tiranes ne bashkepunim me policine e burgjeve, qe po zbulon rrjetin e shperndaresve brenda qelive.
Ka dyshime se disa prej punonjesve te burgut mund te jene te implikuar ne kete ceshtje dhe se kapja e Mezinit ka qene e rastesishme. Ndaj 36-vjecarit Mezini, qe eshte banues ne Tirane, eshte ngritur akuza e “shitjes se lendeve narkotike”. Dukuria e futjes se droges ne qeli eshte kthyer ne nje shqetesim per autoritetet e burgjeve, pasi pothuajse ne te gjitha institucionet jane ndaluar persona te aferm te te denuarve dhe gardiane, qe fusin lenden narkotike ne menyre te paligjshme ne qeli. Raste te tilla jane shenuar ne Peqin, Rrogozhine, Lezhe apo Tirane dhe Burrel.
0 Comments:
Post a Comment