Bilanci, fitimi ne turizem vetem 50 milione euro

Gjate periudhes janar-shtator te ketij viti prej hyrjeve-daljeve nga Shqiperia per qellime turizmi jane fituar vetem 50 milione euro. Pasi nga 750 milione eurot qe kane hyre ne ekonomine vendase, si prurje nga turizmi, 700 milione euro jane harxhuar nga shqiptaret per te pushuar jashte vendit. Vellimi i shpenzimeve per udhetime per vitin 2007 vleresohet rreth 20 per qind me i larte, krahasuar me nje vit me pare, si pasoje e rritjes se numrit te udhetareve. Nderkohe qe, koeficienti i koheqendrimit dhe shpenzimet mesatare ditore vleresohen lehte ne renie. Te pushosh jashte per Krishtlindje dhe gjate veres po shnderrohet ne tradite tashme per shqiptaret. Shpenzimet per turizem jashte po rriten gati me te njejtat ritme me hyrjet valutore nga turizmi. Sipas Ministrise se Turizmit, numri i pergjithshem i vizitoreve ne Shqiperi per periudhen janar-shtator eshte rreth 1.6 milion persona.

Nga keto, vizitore te huaj ishin rreth 900 mije. Nga ky volum turistesh, 108 mije ishin vizitore ditore (ekskursioniste), ndersa rreth 792 mije ose 88% ishin vizitore me neteqendrime per nje kohe me te gjate. Ndersa vizitore me nenshtetesi shqiptare, te cilet jane rezidente ne vende te ndryshme te botes, qe sipas Organizates Boterore te Turizmit llogariten si turiste, jane 700 mije. Nisur nga te dhenat rezulton se kemi nje rritje prej 17.3%, krahasuar me vitin 2006. Kjo rritje eshte me e dukshme ne muajt janar - 31 %, mars - 30% dhe qershor - 27%, gje qe tregon se sezoni turistik nuk zgjat vetem muajt e veres, por gjate gjithe vitit. Ka nje periudhe me se 7-vjecare, qe sektori i turizmit luan nje rol shume te rendesishem ne eksportet e vendit, duke perfaqesuar mesatarisht 77% te tyre. Viti 2006 ka regjistruar nje fluks te ardhurash nga turizmi prej 805 milione euro ose 16 per qind me shume se viti 2005. Kjo rritje vihet re ne te ardhurat e siguruara nga sherbimet e ofruara udhetareve jorezidente, qe vizitojne Shqiperine per qellime biznesi dhe personale. Ndersa per shqiptaret qe pushojne jashte, destinacionet kryesore jane Turqia, Mali i Zi, Egjipti dhe gjithashtu edhe Evropa Perendimore. Hyrje nga turizmi ne ekonomine vendase dhe shpenzimet per turizem jashte vendit po rriten pothuajse me te njejtat ritme.

9-mujori, turizmi ne shifra

Te ardhurat nga turizmi - 750 milione euro

Shpenzimet per turizem jashte - 700 milione euro

Numri i vizitoreve - 1.6 milione persona

Vizitore te huaj ishin - rreth 900 mije

Emigrante si turiste ishin - 700 mije

Vizitore ditore - 108 mije

Vizitore me neteqendrime - 792 mije ose 88 %

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors