Fier - Tre adoleshente nga fshati Zhupan i komunes Qender ne rrethin e Fierit dyshohet te jene personat qe jane shnderruar ne “tmerrin” e shofereve fierake. Ervin Fejzullahu, Denis Lilo dhe Myslim Lilo, te tre nga 16 vjec, u arrestuan dje pas rreth nje muaj hetimesh ne lidhje me vjedhjen e nje numri te madh autoveturash ne zonen e Fierit.
Tre adoleshentet dyshohet se kane vjedhur ne bashkepunim nje automjet, tip “Benz 240”, me targa MK 2238 A, ne lagjen “Kastriot” te qytetit te Fierit, dy automjete, tip “Benz”, me targa FR 9987 A dhe MK 1317 A ne lagjen “Apolonia” dhe nje automjet me targa FR 9191 A ne lagjen “Konferenca e Pezes”. Policia tha se automjetet e vjedhura strehoheshin ne kodren e Likovunes ne fshatin Peshtan te komunes se Frakulles ne rrethin e Fierit, ndersa po hetohet edhe per vjedhje te tjera, qe dyshohet se mund te jene te lidhura me tre te arrestuarit. (KohaJone)
0 Comments:
Post a Comment