Turizmi, nis pergatitjet per “vere 2008”

Mungesa e higjienes, nje transport joefektiv, cmimet e larta dhe mungesa e informacionit jane disa nga “plaget” qe po perjeton sektori i turizmit, te cilat, sipas Kryeministrit Sali Berisha, duhet te permiresohen urgjent. I pranishem ne work-shopin me teme “Shqiperia, turizmi dhe imazhi”, Kryeministri Berisha, duke u ndalur ne sezonin e sivjetshem turistik dhe problemet e dala prej tij, permendi ceshtjen e plehrave.

“Une kam marre letra nga turiste te ndryshem, e-mail nga turiste te ndryshem, te cilet kane shprehur mahnitjen e tyre per cfare kane vizituar, por kane shprehur gjithashtu dhimbjen e tyre per situaten qe kane gjetur dhe, me keq akoma, shoqerues te rinj, te mesuar me te keqen”, tha Kryeministri. Bashkite dhe komunat duhet te riorientojne fondet per nje Shqiperi te paster, sepse eshte e mundur plotesisht, duke vene ne dukje se vendi po degradon drejt plehut.

Shqetesimi tjeter lidhet me cmimet e pakontrolluara dhe te palogjikshme qe ofrohen per sherbimet turistike. Shembull tipik per kete rast eshte Saranda, ku vitin e shkuar pati nje renie te madhe te frekuentuesve gjate veres per shkak te cmimeve shume te larta. Situata eshte normalizuar disi kete vere, ndersa operatoret turistike jane qartesuar, se cmimet e larta reduktojne fitimet. Turizmi shume shpejt mund te behet realisht nje nga kolonat kryesore te punesimit dhe zhvillimit ne vend. Besnik Aliaj, perfaqesuesi i Institutit per Demokraci dhe Reforma, njekohesisht edhe moderatori i workshop-it "Shqiperia, Turizmi dhe Imazhi", tha se Shqiperia po perjeton nje bum turistik. Sipas tij, megjithese imazhi i vendit eshte cenuar nga e kaluara dhe mungesa e stabilitetit ne rajon, qe nga fillimi i vitit 2000 ndihet nje rritje e peshes se sektorit te industrise turistike. “Dy vitet e fundit eshte perjetuar nje rritje mesatare e numrit te vizitoreve prej 30 %"”, u shpreh Aliaj. Ne pasqyren e zhvillimit te turizmit shqiptar, ministri Ylli Pango vecoi se viti 2007 ka qene viti i investimeve ne sinjalistike turistike, ne krijimin dhe venien ne funksionim te zyrave te informacionit turistik, por dhe cfare eshte me e rendesishme, te miratimit te ligjit te ri “Per Turizmin”.



Destinacionet turistike, me transport publik

Nje turist e ka me te lehte te vije nga Londra ne Shqiperi, se te shkoje nga Tirana ne Theth ose ne Lukove. Nga nje analize qe i eshte bere dje zhvillimit te sektorit te turizmit, transporti eshte vleresuar si mjaft shqetesues. "Imagjino turistin qe vjen nga Atalanta ne Himare dhe aty nuk gjen nje autobus per te zbritur ne Lukove. Nuk ka transport, ndaj dhe ne duhet te ngreme qofte dhe me mjete publike linja transporti, jo vetem per rivieren, por dhe per Durresin", - tha Kryeministri Berisha. Ne kete kontekst, ai u beri thirrje dhe agjencive turistike, per organizimin e udhetimeve brenda vendit. Kryeministri ka shprehur gatishmerine e qeverise per te ofruar transport publik gjate sezonit te veres nga Tirana ne Durres dhe pergjate Rivieres. Po ai eshte shprehur se nje rol madhor ne kete drejtim kane edhe agjencite turistike.

2008, gati reklama ne CNN

“Albania discovers you” eshte slogani ne qender te nje spoti qe Ministria e Turizmit dhe Kultures do te lancoje ne rrjetin televiziv nderkombetar CNN, filmimet e te cilit tashme kane mbaruar dhe do te transmetohen ne periudhen mars-prill 2008. Ne bashkepunim me ambasadat shqiptare dhe Ministrine e Puneve te Jashtme po planifikohet ngritja e Qendrave te Turizmit dhe Kultures Shqiptare ne disa prej shteteve kryesore evropiane, me qellim promovimin e vlerave turistike qe mbart vendi yne.

Sjell 70 per qind te te ardhurave nga jashte

Puneson 140 mije persona

Rritja e numrit te vizitoreve, 30 % ne vit

(Blerina Hoxha / Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors