TIRANE - Eksperte amerikane te luftes kunder korrupsionit, te FBI-se, do te zhvillojne nje trajnim e me pjesetaret e njesise “Task Force” e krijuar ne Prokurorine e Tiranes. Keta te fundit do te marrin pjese ne seminarin trajnues, qe do te organizohet ne ditet e para te dhjetorit, ne Tirane me specialiste amerikane te FBI-se.
Sipas burimeve, shkembimi i eksperiencave ne luften kunder krimit ekonomik, do te jete ne qender te ketij seminari, ku do te marrin pjese prokurore dhe hetues, oficere te policise gjyqesore, eksperte te policise, doganave, tatimeve dhe Sherbimit Informativ Shteteror, pjese e struktures “Task Force”. Burime nga prokuroria, thane se seminari ka per qellim rritjen e performances se njesise “Task Force” ne luften kunder krimit ekonomik dhe korrupsionit ne Shqiperi. Ne strukturen "Task Force", e cila eshte ngritur disa muaj me pare, pritet te atashohet edhe nje prokuror amerikan. Kjo strukture, edhe pse pak muaj nga fillimi i funksionimit te saj, ka shenuar nje sere rezultatesh te kenaqshme ne kuader te goditjes se krimit ekonomik. Objekt hetimi per kete strukture, jane bere dhjetera dosje penale te hapura ndaj zyrtareve te administrates, te cilet dyshohet se jane perfshire ne afera korruptive. (A. Cena / Kohajone)
1 Comments:
ckemi un qe po ju shkruaj jam nje djale 23 vjec dhe kam mese nje muaj qe kam nje problem ne kete adrese... rr- aleksander moisiu, shkalla 2 pall 28 apartamenti 32.. eshte nje ngritur nje shtese jashte rregullave teknike tek kjo adrese qe sapo ju shkruajta... dhe mese 1 muaj e gjysem qe nuk po gjej zgjidhje nga inspektoriati ndertimor urbanistik i tiranes qe ndodhet tek selvia ne tirane.... ju lutem me ndihmoni qe te gjej nje zgjidhje per kete problem shume familje rrezikojne jeten ne kete pallat...
Post a Comment