Pas shume debatesh dhe akuzash per abuzime, qeveria ka koston per rrugen Durres-Kukes. Lajmin e ka dhene dje ministri i Transportit, Sokol Olldashi, ne Komisionin parlamentar te Ekonomise, gjate diskutimit nen per nen te projektbuxhetit 2008, ku ka deklaruar se, kostoja totale e rruges nuk do te jete me shume se 620 milione euro. Kreu i transportit tha se, keto dite eshte ne perfundim e siper zyrtarizimi i kostove te rruges, duke sqaruar se 520 milione euro kushton ndertimi i aksit Rreshen-Kalimash, ku eshte perfshire edhe tuneli, dhe 100 milione euro te tjera nevojiten per pjesen tjeter te aksit.
Gjate diskutimit ne Komisionin e Ekonomise, deputetet socialiste kane shprehur shqetesime per mungesen e transparences dhe nje kostoje te qarte ne raport me cmimin qe duhet te paguaje qeveria. Ministri Olldashi tha se, keto dite eshte punuar per rishikimin e kostove te segmentit Rreshen -Kalimash dhe pritet qe vlera e perafert te mos jete me shume se 520 milione euro. Keshtu, nje kilometer i ketij segmenti kushton me shume se 9 milione euro.
Per realizimin e ketij aksi, te percaktuar si prioritet nga qeveria “Berisha”, ka pasur te dhena te ndryshme deri me tani, por fillimi i punes ne disa segmente dhe permbyllja e studimit te fizibilitetit per disa te tjere e ka bere koston konfuze dhe te paqarte. Aksi qe lidh portin e Durresit me kufirin kosovar deri ne Morine eshte 170 kilometra, ku 111 prej tyre do te jene rruge te reja, te ndertuara sipas standardeve qe realizohen autostradat (katerkalimshe). Investimi i shekullit ne infrastrukturen rrugore shqiptare po kalon mjaft peripeci, duke perfshire edhe nje proces hetimor nga prokuroria dhe nga nje tjeter hetim paralel, qe po zhvillohet nga Kuvendi i Shqiperise.
Korridori qe na lidh me Kosoven ka keto itinerare: Durres – Vore – Fushe-Kruje –Milot –Rreshen –Reps –Thirre – Kalimash – Kukes – Morine, ku 59 kilometra do te jene nga ato te aksit ekzistues deri ne Milot, ndersa 111 kilometra te tjere jane rruge te reja qe po ndertohen. Aktualisht po behen punime ne aksin Milot-Rubik-Rreshen, te realizuara nga Ministria e Mbrojtjes, si dhe ndodhet ne proces aksi Kalimash-Morine. Nderkohe, konsorciumi amerikano-turk, “Bechtel-Enka”, po punon per ndertimin e segmentit me te veshtire te ketij korridori; ate qe lidh Rreshenin me Kalimashin, me gjatesi 58 kilometra. Ne kete pjese te rruges eshte parashikuar edhe ndertimi i tunelit, me dy kalim secili, me gjatesi nga 5 kilometra.
Kosto totale, 620 milione euro
Segmenti Rreshen-Kalimash 520 milione euro
Segmentet e tjera 100 milione euro
Kosto e rruges, loja me shifrat
Deri me tani ka pasur te dhena te ndryshme per shumen qe kushton ndertimi i kesaj rruge. Ekspertet e qeverise “Nano” deklaronin se ajo kushtonte 250-300 milione dollare, por si nje rruge me vetem dy kalime dhe nje tunel me vetem 2 korsi. Me pas, ne vitin 2006 Ministria e Transportit publikoi nje studim, sipas te cilit, rruga Durres-Kukes do te kushtonte rreth 450 milione euro. Para tre vjetesh, koordinatori i Paktit te Stabilitetit, Erhard Busek, ne nje takim me donatoret ne Tirane, pati deklaruar se aksi qe lidh Tiranen me Prishtinen kushton me shume se 800 milione dollare. Ndersa sipas percaktimeve me te fundit te eksperteve te Ministrise se Transporteve, kostoja e rruges do te perfshije nje vlere te perafert me 620 milione euro. Financimet per perfundimin e ketij aksi po sigurohen nga buxheti i shtetit, nderkohe qe si perfundim teresor i saj paraqitet qershori i vitit 2009. (Blerina Hoxha Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment