“I kam shkelur lagjet qe pershkruan Mileri”

Jane radhe te shkruara per te goditur “drejt e ne qender te rrenjeve tona”. Se paku, Artur Miler keshtu rrefente ne vitin 1988, teksa fliste per veprat e tij!

Ka shkelur ne skenat boterore, dhe “Pamje nga ura” ngjitet ne skenen e Teatrit Kombetar. Kete here Edi Karbones ja jep fytyren e tij Timo Flloko!

Fare pak ore larg premieres se mbremjes se 23 nentorit, dhe vetem tani ka preferuar Flloko te flase per rolin ne nje shfaqje, qe historia ka treguar se fare mire mund te kthehet ne legjende. Deri me tani, Timo Flloko ka punuar te pertype rolin, te gjeje detaje, t’i jape atij fytyren me te mire qe mund t’i jepte! Fytyre per plagen e madhe te shoqerise njerezore, emigracionin! Plage, qe, ndonese jo si pjesa me e madhe e emigranteve, e ka prekur edhe vete aktori, te cilit i eshte dashur te qendroje larg Shqiperise mjaftueshem.

“Une e njoh zonen per te cilen flet vepra. E njoh Bruklinin, njoh lagjet, per te cilat flitet dhe pershkruhen ne radhet e saj, i kam shkelur, kam levizur neper to, njoh konceptin amerikan te jeteses. Njoh ne nje menyre disi me shqisore edhe natyren e vecante te emigranteve, ne kete rast edhe te emigranteve italiane, pasi kam takuar shume emigrante italiane ne Amerike, dhe ata ruajne nje koloristik te caktuar te gjuhes, qe here-here jam perpjekur ta perfshij ne karakterizimin e Edi Karbones”. Jane fjale te thena gati me nje fryme, teksa perpiqesh t’i shkepusesh dic prej misherimit te ketij roli.

Ndoshta ky do te jete edhe celesi e nje suksesi te mundshem, ne skenen e teatrit neser ne mbremje. Ka pervoje personale, te ngjizur me ate qe cdo rol mund te perceptohet prej aktorit dhe regjisorit. “Kur flitet per momente te caktuara dhe vende te caktuara ne veper, mua me konfigurohet vizioni real i atyre lagjeve, vendeve, emrave... dhe kjo i jep doemos nje ngjyrim tjeter”, rrefen Flloko.

Eshte ne natyren tone te kthehemi pas, per te pare se kush tjeter prej aktoreve boterore kane qene ne skene, Edi Karbone. E kane qene aq shume, saqe perhere mund te gabohet nese flitet me numra. Por ajo cka, sipas regjisorit Albert Minga, do te percillet nepermjet vepres, qe do te kete premieren neser, eshte fakti se, “Jo pa dhembje e me nje trishtim qe te prek shpirtin, dramaturgu gjenial, Artur Miler, na kujton se te gjithe jemi lene ne “mes te rruges”. Sikunder edhe Flloko tregon: “Kurora e Edi Karbones i ka mbetur aktorit italian Raf Vallone, jo vetem ne film, por edhe ne teater, por edhe Mikele Placido”. E ne fakt, eshte pikerisht drama e madhe e emigranteve italiane ne Amerike, po sipas regjisorit Minga: “Ndonese personazhet e drames “Pamje nga ura” jane emigrante italiane, qe kane shkuar ne Amerike ne kerkim te nje jete me te mire, publiku shqiptar nuk do ta kete te veshtire ta perceptoje dramen e tyre, si dramen e bijve te vete, aq te shumte ne numer, dhe qe kane marre edhe ata rruget e emigracionit deri ne kontinentin e larget”. Sipas tij, kjo do te jete edhe pika me e forte e spektaklit te tyre. “Ky kontakt i fuqishem emocionesh, aktor-spektator, do krijoje bazamentin e nevojshem per te zgjuar interesin e publikut ndaj spektaklit tone”, tregon Minga. (Anisa Ymeri / Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors