Hakmarrje per drogen, ekzekutuan shqiptarin

Zhdukja e 20 kg heroine nga baza e rrjetit, eshte bere shkak qe mes nje grupi shqiptaresh te lindin konflikte dhe nje prej tyre te “hiqej qafe”, me nje ekzekutim tipik te klanit mafioz “Cosa Nostra”, si i dyshuar per kete vjedhje. Aleks Taci, 44 vjec, u gjet i vdekur me 10 tetor 2007 ne Milano te Italise, ndersa, sipas hetimeve, ne cilesine e korrierit akuzohej nga patriotet e tij te grupit se kishte zhdukur pa gjurme sasine e droges, nje vit me pare, me vlere 600 mije euro.

Gjashte jave me vone, ekspertet arriten te identifikonin te dyshuarit dhe dje jane vene ne pranga, po ne Milano, dy shqiptare. Zamir Matoshi, 32 vjec, me dokumente te rregullta ne Itali, por me precedente penale, si dhe Fatos Xhakosa, 38 vjec, akuzohen per ekzekutimin e Aleks Tacit. Hetimet ishin shtrire edhe ne Shqiperi, ne qytetin e Pukes, ku dhe banonin te rinjte.

Rrefimin e vrasjes dhe identifikimin e dy personave, si autore, e ka bere nje tjeter shqiptar, Julian D., i cili e kishte shok apartamenti viktimen. Ata jetonin ne zonen “Lambrate”, ku dhe ishte gjetur trupi i pajete i 44-vjecarit Aleks Taci. Pak pasi policia ka marre trupin e viktimes, Juliani ka rrefyer dhe te gjithe vrasjen dhe autoret e dyshuar. Sipas rindertimit te te gjithe historise, policia ka arritur diten e djeshme ne perfundimin se kjo ngjarje ishte nje larje hesapesh mes rivaleve shqiptare. Zyrtare te policise se vendit fqinj deklaruan se Zamir Matoshi dhe Fatos Xhakosa jane te dyshuar per kete krim te ndodhur me 10 tetor te ketij viti ne qytetin e Milanos. I pari ka rene ne pranga, ne rrethinat e qytetit te Parmes, nderkohe qe Xhakosa eshte vene ne pranga ne Rimini. Flete-arrestet per te dy, ishin prere qe ne daten 22 nentor, por prangosja eshte bere nje dite me pare, pas nje operacionit te policive ne dy qytetet, pasi ishin mbajtur nen vezhgim dhe siguruar prova. Sipas te dhenave, te dy po beheshin gati qe te linin Italine dhe te ktheheshin ne Shqiperi per t’i shpetuar arrestimit.

Hetimet jane zhvilluar nga agjentet e Skuadres se Vrasjeve, ne Kuesturen e Milanos dhe eshte sqaruar per mediat se, Aleks Taci, alias Aleks Voci, bente pjese ne nje organizate kriminale shqiptare dhe ishte gjykuar nga anetaret e ketij klani, pasi kishte vjedhur 20 kilograme lende narkotike te llojit heroine, me nje vlere prej 600 mije eurosh. “Kjo gje, kishte bere qe kreu i organizates kriminale shqiptare, te vinte vete ne Milano dhe te zhvillonte hetime ne lidhje me zhdukjen e 20 kilogrameve heroine, ashtu sic ben dhe organizata e njohur “Cosa Nostra”, ka shpjeguar drejtuesi i Skuadres se Vrasjeve, te Kuestures se Milanos, Francesko Mesina.

(Perg. A.Cena / Kohajone)

Viktima

Aleks Taci, 44 vjec

Te arrestuar

Zamir Matoshi, 32 vjec

Fatos Xhakosa, 38 vjec

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors