Aksidenti ne F-Kruje, Ne paraburgim Sulmuesi Lezhes

Sulmuesi i Lezhes Kreshnik Ivanaj, ka perfunduar ne qelite e paraburgimit ne Kurbin. Shkak eshte bere nje aksident superstraden Fushkruje – Lezhe

Sulmuesi i Lezhes Kreshnik Ivanaj, ka perfunduar ne qelite e dhomave te paraburgimit ne Kurbin. Shkak per kete eshte bere nje aksident ne oret e para te mengjesit ne superstraden Fushkruje – Lezhe.

Burime te policise se Krujes bejne te ditur se aksidenti ka ndodhur ne afersi te fshatit Bushnesh te Krujes, ndersa Ivanaj ka qene duke udhetuar ne drejtim te Lezhes me mjetin e tij tip Volsvagen dhe ka perplasur nje kalimtar te rastesishem I cili po udhetonte ne ane te superstrades.

Futbollisti Ivanaj i ka dhene ndihmen e pare te plagosurit, Dode Vladi duke e derguar ne spitalin ushtarak ne Tirane me nje makine tjeter, ndersa vete nga frika e ndonje hakmarrjeje te te aksidentuarit eshte larguar nga vendi i ngjarjes duke u vetedorezuar menjehere ne posten e policise se Mamurrasit, ku ka njoftuar aksidentin e shkatuar. Nderkaq mesohet se i aksidentiari i eshte nenshtruar nderhyjes kirurgjikale ne spitalin ushtarak pasi ka thyer kemben si pasoje e perplasjes. (BalkanWeb)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors