Paraja do te “kushtoje” me lire, nese kater masa, qe ka planifikuar Banka e Shqiperise, do te mund te realizohen. Kryesore ne kete drejtim do te jete liberalizimi i blerjes se letrave me vlere te qeverise, bonove te thesarit, nga kompani private vendase dhe te huaja, jo banka. Deri me tani, ne ankandet e blerjes se borxhit te qeverise kane marre pjese vetem disa banka, duke bere qe norma e interesit e ketyre instrumenteve te jete shume e larte. Ne bashkepunim me Ministrine e Financave dhe Autoritetin e Mbikeqyrjes Financiare eshte rene dakord rritja e bazes se investitoreve, te cilet do te kene akses te drejtperdrejte ne ankandet e obligacioneve te qeverise, bene te ditur burimet zyrtare ne Banken e Shqiperise.
“Marreveshja e re per emetimin e obligacioneve, e firmosur midis Ministrise se Financave dhe Bankes se Shqiperise, krijon kuadrin e nevojshem rregullator per t’i dhene fund monopolit, qe sistemi bankar ka zoteruar ne investimin e tregut primar te obligacioneve, duke i lene hapesire edhe personave juridike e fizike, vendas dhe te huaj”, eshte shprehur guvernatori Fullani, ne lidhje me kete reforme. Me kete mase pritet te ulet norma e interesit te bonove te thesarit, proces ky qe do te ndikoje ne uljen e interesit te kredive ne leke. Bankat e nivelit te dyte i japin kredite ne monedhen vendase, duke marre per baze interesin e bonove te thesarit, plus nje perqindje qe banka i ve nga llogaritjet e veta. Keshtu qe, sa me i larte te jete interesi i bonove te thesarit, aq me i larte eshte interesi i kredive me leke. Liberalizimi i tregut te letrave me vlere te qeverise ne aspektin e pjesemarrjes te shume aktoreve ne tregun primar, do te lehtesonte edhe qeverine nga pagesat e interesave. Norma e fitimit, qe bankat e nivelit te dyte po marrin nga investimet ne bonot e thesarit (letrat me vlere te qeverise), eshte shumefish me e larte, se sa kane mundesi te fitojne bankat homologe ne vende te tjera, nepermjet kesaj forme investimi. Aktualisht, interesi i letrave, bonove te thesarit, per afatin 12-mujor eshte 7.95 per qind, nderkohe qe cmimi i lekut eshte 6 per qind. Bankat fitojne nga investimet ne bonot e thesarit 2 per qind, po t’i referohemi kostos se parase, nderkohe qe ne Itali fitimi i bankave per investimet ne bonot 12-mujore nuk eshte me shume se 0.006 per qind. Ndersa ne SHBA, interesi i bonove te thesarit (treasury bill) eshte ende me i ulet. Blerina Hoxha (KohaJone)
0 Comments:
Post a Comment