Makinat e vjetra, doganat 5 milionë lekë


Që prej datës 5 gusht, kanë hyrë në fuqi tarifat e reja në dogana për makinat e përdorura

"Nuk ka kuptim që të blihet një makinë që kushton 1 500 euro, me një çmim prej 6 500 euro, përfshi këtu doganën 4 mijë euro dhe fitimin e shitësit 1 mijë euro. Ndërsa në rastin e një makinë të vitit 2000, p.sh., "Mercedes Benc" që kushton 10 mijë euro, vlera e doganës është 2 500 euro. Pra, në këtë rast, blerësi merr një makinë që ka një vlerë sa trefishi i doganës, gjë që tregon edhe standardet që ky mall mbart",- thotë një prej tregtarëve të makinave, pranë stadiumit "Dinamo".

Hyrja në fuqi e tarifave të reja në dogana ka sjellë një shtrenjtim të ndjeshëm të makinave të përdorura, duke i bërë ato në shumë raste jo eficiente si zgjedhje për shqiptarët. Pjesa më e goditur mbeten makinat që aktualisht kanë një vit prodhimi që prej vitit 1997 e më tej, thënë ndryshe, për këto mjete rritja e doganës prej datës 5 gusht, pra rreth 10 ditë më parë, është tepër e lartë.

***

Gjatë një investigimi të bërë gjatë ditës së djeshme në tregjet e shitjes së makinave në Tiranë, konstaton se makinat që kanë një fuqi motorike të lartë dhe kanë një moshë më shumë se 10 vjet, dogana e re është 2-3 herë më e lartë se çmimi i vetë makinës. Kështu, një "Mercedes Benc" i vitit 1998, me një motor 250 Diesel, ka një çmim prej 600 mijë lekësh të reja, nga të cilat rreth 400 mijë lekë janë pagesa në doganë. Pra çmimi i vetë makinës është dy herë më i vogël se vlera e doganës, e cila në këtë rast është 400 mijë lekë, ndërsa çmimi vetëm 200 mijë lekë. Nëse pyet ata që tregtojnë makina të përdorura për rritjen e re të doganave, veçanërisht ato që kanë një moshë më të madhe se 10 vjet, të përgjigjen: "Me rritjen e fundit, "Mercedes Benc"-at e para 1997 dhe makinat e tjera që kanë një fuqi të ngjashme motorike, pësojnë një rritje në doganë, që përfundimisht i bën këto makina të pamundura për t'u blerë nga shqiptarët". Edhe për makinat e tjera që kanë një vit prodhimi më të vonë, siç janë p.sh., "Mercedes Benc" i vitit 2000, apo "Ëolsvagen Golf" i vitit 2000, rritja në doganë është me rreth 100 mijë lekë të reja. Sipas tregtarëve të makinave, një "Mercedes Class" i vitit 2000, me motor 200 Diesel, ka paguar gjatë ditëve të fundit një doganë prej 340 mijë lekësh.

***

Vendimi i marrë nga qeveria rreth 2 muaj më parë, që është futur në fuqi në datën 5 gusht në dogana, i jep një goditje të fortë prirjes së deritanishme të shqiptarëve për të përdorur makina të një cilindrate të lartë, që mund të gjendeshin me një çmim konkurrues deri në prodhimet e viteve 1995-1996. Me futjen në fuqi të këtij ligji, makinat e vjetra të një moshe prej më shumë se 10 vjet, humbasin tregun për shkak të çmimit të lartë dhe jo konkurrues, nëse krahasohen me makinat e reja të një cilindrate tepër të ulët dhe të markave jo shumë të njohura. Në relacionin shoqërues të Ministrisë së Financave, është bërë e ditur se rritja e këtyre taksave të konvergon edhe me politika të tjera sociale dhe ekonomike, siç është në këtë rast politika në mbrojtje të mjedisit dhe të sigurisë së qytetarëve, duke rritur shërbimin e jetesës në favor të komunitetit. Efekti në buxhetin e shtetit, me këtë amendim, llogaritet të jetë 17 milionë dollarë.

***

Vendimi i marrë nga qeveria, që çon në një vlerë tepër të lartë doganat për makinat e vjetra, është ndjekur më së miri nga ana e tregtarëve të automjeteve. Ata bëjnë të ditur se tashmë ka ardhur koha që makinat e lira të lenë tregun, për t'ia lënë vendin atyre që kanë një çmim mbi 10 mijë euro. "Nuk ka kuptim që të blihet një makinë që kushton 1 500 euro, me një çmim prej 6 500 euro, përfshi këtu doganën 4 mijë euro dhe fitimin e shitësit 1 mijë euro. Ndërsa në rastin e një makinë të vitit 2000 p.sh., "Mercedes Benc" që kushton 10 mijë euro, vlera e doganës është 2 500 euro. Pra, në këtë rast, blerësi merr një makinë që ka një vlerë sa trefishi i doganës, gjë që tregon edhe standardet që ky mall mbart",- thotë një prej tregtarëve të makinave pranë stadiumit "Dinamo". Sipas tregtarëve të automjeteve të përdorura, makinat që do të zënë pjesën dërrmuese të tregut tashmë do të jenë prej vitit 1997, madje një pjesë e mirë e makinave të nxjerra për t'u shitur në treg prej tyre, janë të një prodhimi sipër vitit 1999. Ndërsa, përsa i përket mjeteve të prodhuara para vitit 1997, tregtarët bëjnë të ditur se, ato do të futen në territorin shqiptar gjithmonë e në një numër më të vogël, veçanërisht "Mercedes Benc"-i dhe markat e tjera që kanë fuqi të lartë motorike.

Llogaritja e doganës

DOGANA = Taksë Importi + TVSH

Taksa e importimit të autoveturave llogaritet sipas formulës së mëposhtme:

Taksa fikse x cilindrata e motorit x koeficienti i viteve të përdorimit.

- "Taksa fikse" për çdo autoveturë me benzinë është 20 000 (njëzet mijë) lekë, ndërsa për çdo autoveturë me naftë 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë.

-"Cilindrata e motorit" është vëllimi i dhomës së djegies së motorit, i shprehur në centimetër kub (cm3).

- "Koeficientët e viteve të përdorimit" janë si më poshtë vijon:

i. Deri në 2 vite nga data e prodhimit: 0.0016;

ii. Mbi 2 deri në 4 vite nga data e prodhimit: 0.0024;

iii. Mbi 4 deri në 7 vite nga data e prodhimit: 0.0029;

iv. Mbi 7 deri në 10 vite nga data e prodhimit: 0.0032;

v. Mbi 10 vite nga data e prodhimit: 0.0048.

+++

Shembull

1. Llogaritja e taksës për një autoveturë tip "Benz 250", i prodhuar në vitin 1992, me naftë

Koeficienti sipas ligjit është 0.0048

Cilindrata e motorit është 2 500 cm3

Taksa Fikse 25,000 lekë

2 500 x 25 000 x 0.0048 = 300 000 lekë të reja

Nëse referenca e kësaj makine është 400 mijë lekë, shto edhe taksën e importit 300 mijë lekë, vlera që shumëzohet për TVSH-në shkon 700 mijë lekë. Pra, për këtë makinë do paguhet edhe 140 mijë lekë Tatim mbi Vlerën e Shtuar.

Atëherë, DOGANA për këtë makinë është Taksë Importi + TVSH ose 300 000 + 140 000 = 440 000 lekë (Shekulli)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors