Bashkia ka vendosur qe vendi i nisjes se ketyre furgoneve te mos jete me ne hyrje te qytetit ne lagjen Liria, por tek sheshi para pallatit te sportit
Drejtues te furgonave 8+1 me targa te verdha, qe jane te liçensuar per transport interurban dhe kryesisht ne aksin Shkoder – Tirane, protestojne per vendqendrimin e ri qe u eshte caktuar nga bashkia Shkoder. Prej nje jave, bashkia ka vendosur qe vendi i nisjes se ketyre furgoneve te mos jete me ne hyrje te qytetit ne lagjen Liria, por tek sheshi para pallatit te sportit Qazim Dervishi.
Kjo eshte kundershtuar nga furgonet e liçensuar te cilet shoprehen se nje vend i tille eshte krejtesisht i papershtatshem, pasi ne rrugen Bujar Bishanaku, ku dhe ato jane caktuar te qendrojne nuk ka linje urbani dhe pasagjeret e kane te veshtire te vijne atje per te hipur ne furgone. Drejtuesit e furgoneve taksi 8+1 qe ushetojne drejt Tiranes, theksojne se ato jane me targa te verdha, paguajne çdo detyrim, ndersa me kete vendim firmoset falimentimi i tyre.
Kjo pasi sipas drejtuesve te ketyre furgoneve ato prej kohesh konkurohen ne menyre te padrejte nga furgonet me targa tebardha dhe ato qe vijne nga rrethe te tjera te vendit, dhe lejohen te qendrojne, levizin e mbushen me pasagjere kudo neper qytet.
E ndersa furgonet e liçensuar kane kerkuar qe vendi i qendrimit te tyre te jete ne sheshin para teatrit Migjeni, madje kane bere dhe disa protesta per kete, si dhe te lejohen te levizin per te marre pasagjere siç bejne te paliçensuarit, kjo jo vetem qe nuk eshte marre parasysh por tani u ndryshohet dhe vendi ne dem te tyre.
Sot kane deshtuar dhe perpjekjet e tyre per tu takuar me kryetarin e bashkise Lorenc Luka, pasi ku nuk i ka pritur, ndersa shoferet e furgonave te Tiranes kane kercenuar se do te protestojne para bashkise me mjetet e tyre. Jane 48 te tille te liçensuar qe kerkojne konkurence te drejte dhe lejim qarkullimi neper qytet.
(Albanian Times - Koha Shqiptare - BalkanWeb)
0 Comments:
Post a Comment