Rusia refuzon projektrezolutën e fundit për një Kosovë të pavarur

“Rusia ka bërë të qartë edhe një herë në KS se është kundër një automatizmi për pavarësinë” tha një diplomat perëndimor në Nju Jork

Nju Jork - Rusia refuzon projektrezolutën e fundit për një Kosovë të pavarur edhe pas ripërpilimit nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca. “Rusia ka bërë të qartë edhe një herë në KS se është kundër një automatizmi për pavarësinë” tha një diplomat perëndimor në Nju Jork pas këshillimeve në Këshillin e Sigurimit.

Në tekstin, që citohet nga agjencia e lajmeve AFP, thuhet se Kosova është një rast i veçantë, i dalë nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë dhe prandaj nuk përbën rast precedent për Këshillin e Sigurimit.

Albanian Times - Kosova - BlakanWeb

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors