Presidenti, Perfundon tryeza e opozites, Mbeshtetet Moisiu, asnje vote Topit

Presidenti aktual Alfred Moisiu eshte emri qe opozita mbeshtet per rikandidim ne kete post, ndersa kandidatures se djathte nuk do t'i jepet asnje vote nga te majtet.

Me kete qendrim u mbyll sot tryeza e opozites per ceshtjen e Presidentit te ardhshem. Kryetari i partise me te madhe opozitare, PS-se, Edi Rama ka theksuar qendrimin unik te opozites lidhur me kete ceshtje duke theksuar faktin se ata qe prisnin konflikt ne rradhte e se majtes jane zhgenjyer. Kreu i social–demokrateve, Skender Gjinushi akuzoi shumicen, per mungese serioziteti, lidhur me çeshtjen e presidentit, ndersa tha se cdo parti mund te ofroje emra.

"Tryeza e sotme e opozitës e paraqet Alfred Moisiun si një kandidaturë të mbështetur nga të gjitha partitë pa rezerva, por sigurisht nëse ka dy palë nuk dihet qëndrimi i palës tjetër, i shumicës. Atëhere ka edhe një listë emrash të cilët ofrohen si kandidatura për të identifikuar kandidaturën konsensuale, ky është qëndrimi i sotëm i tavolinës së opozitës", tha zoti Gjinushi

Ne mbyllje te bisedimeve te cilat u vleresuan nga palet te veshtira, por produktive, kreu i LSI-se, Meta tha se qendrimi unik i te majteve zhbllokoi procesin dhe se ne votimin e 4 korrikut do te kete emra konkrete kandidatesh. Sipas Metes kandidatura e Presidentit Moisiu eshte me konsensualja ne rradhet e se majtes.

"Opozita do te mbaje ne dore te gatshme nje liste rezerve me emra kandidatesh, liste kjo e cila do te behet e ditur ne momentin e duhur. Forca te caktuara politike po identifikojne edhe kandidatura te tjera, per te cilat ne rezervojme te drejten qe te shprehemi ne momentin kur kjo gje do te behet nje fakt, sepse nuk deshirojme te paragjykojme dhe as te pengojme cilindo per te bere propozimet e tjera per çeshtjen e kandidatit per President.

Kandidaturat e opozites duhet te jene me konsensus te gjithe tryezes, perpara se sa t'i drejtohen maxhorances, dhe ne kete drejtim deri tani kandidatura e Presidentit aktual ka konsensusin e gjithe opozites", tha kreu i LSI-se.

Albanian Times - Balkan Web

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors