Greqia zëvendëson ambasadoren në Shkup

Mediat në Maqedoni njoftojnë të mërkurën se Athina ka shkarkuan nga posti ambasadoren e saj në Shkup. Njoftohet se diplomatja greke, Dora Grosomanidu është larguar nga detyra me vendim të ministres së Jashtme greke, Dora Bakojani, megjithatë, zyrtarisht nuk dihet shumë për rastin.

Zyrtarët maqedonas thonë se kjo është çështje e brendshme e Greqisë.

Burime greke thonë se tani në Shkup pas tërheqjes së znj. Grosomanidu, do të mbërijë Aleksanda Papadhopulli, e cila për momentin është numri dy i delegacionit grek në OKB.

Spekulime

Mediat thonë se shkak për largimin e ambasadores ishte një deklaratë e saj, ku ajo njoftohet të ketë thënë se Athina duhet ta pranojë që ish-republika Jugosllave e Maqedonisë të njihet me emrin e Maqedonisë.

Por kjo deklaratë, sipas mediave greke që citohen nga media në Shkup, e ka indinjuar ministren e Jashtme Bakojani.

Athina nuk njeh e njeh fqinjin e saj verior me emrin e Maqedonisë.

Çështja e emrit është një nga temat e nxehta edhe të politikës të brendshme greke.

Çështje e pazgjidhur

Qeveria dhe opozita në Greqi thonë se nuk do të pranojnë përdorimin e emrit, madje disa zyrtarë citohen të kenë thënë se Greqia mund të pengojë edhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Që nga koha e shkëputjes nga ish-Jugosllavia, Greqia e ka kundërshtuar emrin e Maqedonisë.

Ky kundërshtim që bëri që vendi në OKB të njihej me emrin Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë.

Por disa shtete, mes tyre dhe SHBA e njohin atë si Republika e Maqedonisë.

(bbc)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors