Rritet numri I kosovareve qe duan te kalojne pushimet ne bregdetin shqiptare. Duke e krahasuar me vitin e kaluar numri i shtetasve kosovarë që kanë hyrë në Shqipëri prej fillimit të muajit korrik rezulton të jetë 10 përqind më i lartë.
Vetem ne 10 ditët e para të këtij muaji, përmes doganave të qarkut të Kukësit, kanë hyrë në Shqipëri 5130 shtetas kosovarë. Sipas drejtorit te policisë së qarkut të Kukësit, Hysni Burgaj Kryesisht lëvizja kryhet përmes doganës së Morinit dhe doganës së Qafë Morinës, ndërsa në 3 pikat e tjera të kalimit kufitar, në Qafë Prush dhe Orgjost e Shishtavec numri i kosovarëve që hyjnë në Shqipëri është shumë i vogël. Me rritjen e lëvizjeve në doganat e qarkut, forcat e policisë kanë shtuar masat me synim krijimin e lehtësirave të udhëtimit të kosovarëve drejt bregdetit shqiptar.(tvklan)
0 Comments:
Post a Comment