Albanian Times: "Tadic- Barrozo, Qendrime te kunderta per ceshtjen e Kosoves"

Barrozo, duke mbeshtetur planin e Ahtisaarit, ka nenvizuar domosdoshmerine e gjetjes se nje zgjidhjeje te qarte dhe te qendrueshme per Kosoven

Presidenti serb, Boris Tadic ka riperseritur sot qendrimin e Serbise kunder pavaresise se Kosoves. Kete deklarate Tadic e ka bere gjate nje takimi me presidentin e Komisionit Europian, Joze Manuel Barrozo, i cili nga ana e tij ka nenvizuar domosdoshmerine e gjetjes se nje zgjidhjeje ligjerisht dhe politikisht te qarte dhe te qendrueshme per Kosoven.

“Nuk pranojme pavaresine e Kosoves per arsye integriteti dhe sovraniteti territorial por gjithashtu edhe sepse pavaresia e Kosoves do te perbente nje precedent te rrezikshem” ka thene Tadic, i cili ka patur vetem nje kendveshtirim te perbashket me Barrozon: Faktin qe status kuoja aktuale nuk eshte opsion i qendrueshem.

Nuk duhet ta nenvleresoni kapacitetin e Serbise per gjetjen e kompromisit por gjithsesi kjo nuk nenkupton pavaresine, ka theksuar presidenti serb. Nga ana e tij Barrozo, duke iu pergjigjur gazetareve ka shpjeguar se “Komisioni europian dhe vendet europiane gjithnje e kane mbeshtetur planin e kryenegociatorit Ahtisaari, i cili parashikon pavaresi te mbikqyrur per Kosoven, per te cilen dhe se eshte e nevojshme gjetja e nje zgjidhjeje te perbashket”.

“Marreveshja e stabilizim- asociimit te Serbise me BE-ne nuk ka lidhje me ceshtjen e Kosoves. Por neqofte se ceshtja e Kosoves nuk zgjidhet atehere mund te krijohen probleme” eshte shprehur Barrozo.

(ANSA)(BalkanWeb)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors